Gjergjaj do i matë forcat me rusin Bakhtov

Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë Arnold Gjergjaj me 6 Qershor do i matë forcat me një kundërshtar tejet të mirë, me rusin Denis Bakhtov. Gjergjaj në këtë mbrëmje synon të mbron titullin e tij EBU-EE ndaj Bahktov në mënyrë që të ngjitet më lartë në ranglisten evropiane dhe botërore.



 

Titulli i Gjergjaj i quajtur EE (External Europian) i cili i përket federatës së lashtë europiane EBU nuk është titulli kryesor i EBU-së, sepse ai do të quhej vetëm EBU, pa prapashtesen EE. Por në shumë media është keqinterpretuar emri i këti titulli, madje vetë promotori i Gjergjaj duelet për këtë titull i shpall si duele për titullin europian, çka nuk është e sakt sepse ky titull është i vlefshëm vetëm për shtetet evropiane që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin e Evropian si p.sh. Zvicra, Kosova, Shqipëria, Bosnja, Rusia etj. Në Ranglisten kryesore Evropiane të EBU-së Gjergjaj është në poziten e 10.

Krahas titullit apo më mirë ta quajm nëntitullit EE, Federata e madhe EBU e ka edhe një nëntitull tjetër i cili quhet EU dhe është i vlefshëm për shtetet e Bashkimit Evropian. Ja një pasqyr e thejsht e titujve të EBU-së.
 

EBU (Titulli kryesor, Kampion Evropian)
Nëntitulli: EBU-EU (Titulli i Bashkimit Evropian)
Nëntitulli: EBU-EE (Titulli i Shteteve jasht Bashkimit Evropian)

 

Gjergjaj është një boksier me perspektiv dhe ka mundësi të fiton çdo titull kur i jipet shansi me boksu për të, por nuk është mirë që promotori i tij të bën reklam te pasakt, të ia ndrron domëthenjen titullit padrejtesisht.

Kundërshtari Bakhtov është një sfidë e vërtetë, një kundërshtar që ka korrur mjaft suksese në mbarë Evropen dhe ka boksuar me emra të mëdhej, një fitore ndaj tij do kishte domëthënje të madhe për Gjergjaj dhe ndoshta do ngritej në TOP 5-shen e Evropës. Në fakt gjithnjë më i rëndësishëm është emri i kundërshtarit se titulli për të cilin bokson, sepse nëse kundërshtari nuk ka kualitet atëherë edhe titulli e humb domëthenjen e vetë.

Ne i urojmë shumë fat Arnoldit dhe jemi të bindur në fitore.


AlbanianBoxing.com
14.05.2015