Zyrtare: Haxhi Krasniqi vs. Jürgen Brähmer me 21 Mars

Tani është zyrtare! Haxhi Krasniqi do të lufton me 21 Mars 2015 për titullin WBA të botës në kategorinë gjysmë të rëndë kundër kampionit të botës, gjermanit Jürgen Brähmer. Dueli Krasniqi vs. Brähmer do të mbahet në "Stadthalle" në qytetin gjerman ROSTOCK.

Ky lajm nuk është i befasueshëm, Nr. 2 i botës në WBA dhe WBO Haxhi Krasniqi me 20 Dhjetor i mbrojti me sukses dy titujt e tij ndërkombtarë dhe kështu u kualifikua për sfiden e titullit të botës. Kundërshtari i tij gjerman, kampioni i botës Jürgen Brähmer e ka një rekord profesionist të ngjajshëm me Krasniqin: Jürgen Brähmer 47 Duele, 45 Fitore, 2 Humbje; Haxhi Krasniqi: 46 Duele, 43 Fitore, 3 Humbje, por në thelb rekordet e të dy boksierëve ndryshojnë shumë sepse Jürgen Brähmer është rritur me boks, ka qenë nxënës i Akademisë më të madhe të Boksit në Gjermani dhe ka filluar me boks profesionist që në vitin 1999, ndërsa Krasniqi ka filluar me boksin profesionist pa asnjë provojë amator dhe kur e ka zhvilluar duelin e tij të parë, Jürgen Brähmer që atëherë ka qenë një emër i madhë, ishte madje kampion internacional, shumë afër titullit të botës.

Megjithatë Haxhi Krasniqi tani deshiron të ndryshon çdo gjë në të mirën e tij, nga humbja ndaj Cleverlyt Krasniqi ka mësuar shumë, 4 fitoret e tij ndaj Adamek, Ddanso, Cherviak dhe Sek kanë qenë fitore të mëdha që ia kanë sjellur vetëbesimin dhe provojen e duhur për të luftuar edhe njëherë për titullin e botës. Nëse varet çdo gjë në stervitje, atëherë Haxhiu do del fitimtarë sepse ka vullnet të madhë për të ushtruar dhe e don sportin e tij maksimalisht, sakrifikon çdo gjë për të fituar titullin e botës.

Jürgen Brähmer në Dhjetor 2013 e ka fituar titullin WBA të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, në fillim të 2013-es ishte kampion EBU i Evropës dhe e kishte mbrojtur titullin ca herë, më parë ishte Kampion WBO i botës në të njejtën kategori, kurse në filim të karrierës së tij ishte gjithashtu shumë i suksesshëm në peshen super të mesme ku fitoj shumë tituj internacional.

Prapa duelit Krasniqi vs. Brähmer është edhe një duel tjetër, ai është "dueli në mes të dy trajnierëve" gjerman Dirk Dzemski (Trajnieri i Krasniqit) dhe Karsten Röwer (Trajnieri i Brähmer). Të dy trajnierët deshirojnë të tregojnë kualitetet e tyre përmes sportistëve të tyre, gjithnjë kur luftojnë dy boksier nga Gjermania për një titull bote mediat gjermane i japin rëndësi të madhe kësaj qështje. Por këtu duhet të theksojmë kjartë, se Haxhi Krasniqi edhe që zyrtarisht lufton për Gjermanin, të gjitha mediat janë e rrespektojnë shumë prejardhjen e tij shqiptare për të cilen Haxhiu flet gjithmon me krenari, pra nuk është një sportist që mundohet ta mohon prejardhjen shqiptare.

Haxhi Krasniqi: "Kjo nuk është vetëm një ndeshje sporti për mua, për të fituar titullin e botës kam sakrifikuar shumë deri tani dhe dua të shkruaj histori, andaj është lufta e 21 Mars-it shumë më shumë se vetëm një duel boksi. Por në fakt nuk deshiroj të foli apo të shkruaj shumë tani, unë gjithë kohen time do ia kushtoj stervitjeve dhe do ta fitoj titullin. Unë shpresoj se ju të gjithë me 21 Mars do të udhëtoni drejt qytetit Rostock për të më mbështetur. Më besoni se do jap gjithçka për të dalur faqebardh nga Ringu."



AlbanianBoxing.com
14.01.2014

(Foto: Winfried Mausolf)