Shpëtim Shala tani në Boxteam Vienna

Boksieri 29 vjeçar Shpëtim Shala ka lidhur marëveshje me një Klub të ri, ai është klubi i mirënjohur në Austri "Boxteam Vienna" me të cilin ka vendosur të bashkpunon që tani.  Boxteam Vienna është themeluar në vitin 1985 në Vjenë nga Peter Pospichal dhe Ludwig Kammerhofer dhe ka mbajtur deri tani rregullisht në çdo vitë afërsisht 6 Evenimente të Boksit ku marin pjesë boksier amator dhe profesionist. Me Shpetim Shalën ky klub do të pasurohet shumë, sepse Shala është njëri ndër 2 boksierët më të mirë të krejt Austrisë.

 

Në vitin 2014 Shala nuk ishte shumë aktiv, i zhvilloi vetëm 2 duele, shpresojmë që në vitin 2015 ta shohim më shpesh në ring poashtu është shumë interesante e ardhmja e tij në kategorinë super të mesme ku besojmë se do të ketë potencial ndoshta edhe më të madhë se në kategorinë gjysmë të rëndë.

Sipas informacioneve tona Shala në 2015 një duel të madhë do e zhvillon në Kosovë dhe shpresojmë edhe duele të tjera të mëdha në Austri ku mund ta ndjekin nga afër bashkatëdhetarët tanë.

Shala deri tani i ka gjithsejt 20 duele, 19 fitore (8 me KnockOut) dhe 1 barazim.


AlbanianBoxing.com
26.12.2014