Articles

Emri: Elvir Muriqi
Datëlindja: 29.04.1979
Vëndlindja: Pejë, Kosovë
Vëndbanimi: New York, SHBA
Profesionist prej: 19.06.1998
Trajnier: -
Promotor: Don King Promotions
Rekordi: 39 Fitore (24 KO), 5 Humbje
Gjithsejt: 44 Lufta



Elvir Muriqi ka qenë një fëmij luftarak, në Pejë, si i mitur fillon me sportin luftarak, në Kikboks afrimohet shumë shpejt, ndërsa në vitin 1997 emigrohet në Amerikë. Atje fillon me boks, zhvillon 10 luftra amatore, pasi fitoj edhe trofeun e artë në "Golden Gloves" ishte i bindur së duhet të bëhet profesionist dhe e bën këtë hapë të rëndësishëm pa humbur shumë kohë. 

Lufta debutuese ishte me 19.06.1998, të cilën e fitoj me KO në raund të parë. Elviri kishte fatin të njoftonte ish-trajnerin e Mike Tyson, të famshmin Teddy Atlas dhe ai u mahnit me talentin dhe vullnetin e Kosovarit. Këta të dy filluan bashkpunimin dhe Muriqi zhvilloj shumë luftra në peshën gjysme të rënd për një kohë të shkurt dhe gjithnjë me sukses. Po në New York iu vendos edhe pseodonimi Muriqit, aty pranë disa këshilltarëve u përmend emri "Kosova Kid" dhe pasi që ky pseodonim u përmend, Elviri menjëherë e pranoj dhe kështu u bë i njohur në Amerikë si "Çuni Kosovar". 

 

Karriera e Muriqit deri në vitin 2004 shkëlqente dhe ai nga lufta në luftë ishte gjithnjë më i mirë, derisa Muriqi e ndërpreu bashkpunimin me trajnerin Atlas, kaloj ne klubin Don King Promotion, i humbi 2 luftra dhe pauzoj një vit të plot. Në Janar 2006 u bë e njohur se Eliviri kishte nënshkruar për një Klub serioz në SHBA i quajtur "Starboxing".

 

Këtu Muriqi e gjen fatin e tij dhe i rikthet Ringut me sukses, ushtrohet nga trajneri Colin Morgan i cili ka nxjerr shumë kampion bote në boks dhe ia arrin të luftoj me 9 Qershor 2007 kundër legjendës e e peshave gjysëm të rënda, Antonio Tarver. 

 

Tarver njifet edhe nga Filmi Rocky VI, ku luan rolin negativ karshi Rocky Balboa. Në ketë dyluftim madhështor me legjenden Tarver, Muriqi qendroj 12 raunde dhe luftoj burrërisht, kështu që Tarver nuk fitoj bindshëm - një fitore për Muriqin apo sepaku një barazim ishte më e drejt sikur fitorja për Tarver, mirëpo lufta u zhvillua në SHBA dhe natyrisht se Tarver ishte favorit i shikuesve vëndas. 

 

Ndërkaq, në Janar të vitit 2008, Elvir Muriqi rikthehet në ring dhe fiton me nokaut në raund të katërt kundër Jameel Wilson, kështu e bindi njëren ndër katër organizat më të mëdha në botë (IBF) për t´i dhënë një luftë eliminuese për këtë titull. Lufta ishte me 14 Shkurt 2009 në Angli kundër Clinton Woods, këtë luftë e fitoj vëndasi Woods me poena mbi 12 raunde. 

 

Me datë 18 Prill 2009 Elvir Muriqi zhvilloj një luftë në Prishtinë në një eveniment të madhë të boksit, kundër boksierit rus Oleksandr Garashchenko i cili disa vite më parë kishte mposhtur Muriqin me poena. Muriqi e fitoj këtë duel në Prishtinë bindshëm dhe arriti kështu të ti revanzhohet boksiert rus dhe ti tregoj se humbja e Muriqit në takimin e parë ka qenë e padrejt për "Kosova Kid".