Friday May 18

Mbrojtja e parë e titullit për Haxhi Krasniqin

Kampioni i sapo kuruar i Europës në kategorinë gjysmë të rëndë Haxhi (Robin) Krasniqi do të mbron titullin e tij me 7 Janar 2012 për herë të parë.

Krasniqi e fitoj titullin WBO të Europës me 21 Tetor të këti viti dhe rënditet tani në poziten e gjashtë të botës. Stërvitjet për duelin e radhës tani gati kanë hyrë në fazen e nxehtë.

Lajmin për mbrojtjen e titullit të Haxhi Krasniqit e ka bërë sot publik klubi SES-Boxing i cili duelin kryesor të mbrëmjes i ka dhënë kësaj radhe boksierit shqiptarë. Me moton "Schwere Jungs" që në shqip do të thotë Djemët e rëndë SES-BOXING do të prezanton në Maritim Hotel (Magdeburg) boksierët më të rëndë që i ka, duke filluar nga pesha "Light Heavyweight" 79 kg.

Në një intervistë të dhënë mbrëmë për televizionin gjerman MünchenTV theksoi Haxhi Krasniqi se është duke u pregatitur për mbrojtjen e parë të titullit dhe nuk do ta lëshon atë titull para se të lufton për titullin e botës.

Në mbrëmjen "Schwere Jungs" të 7 Janarit do të ngjiten në ring edhe Francesco Pianeta, Denis Simcic dhe Dominik Bösel, por kundërshtarët e tyre akoma nuk janë bërë publik, më shumë informacione do të kemi pas datës 1 Dhjetor ku do të mbahet një konferenc për Media.


AlbanianBoxing.com
29.11.2011

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck