Friday May 18

Boksierët Shqiptarë marshojnë Europën

Viti 2011 deri tani nuk ka qenë shumë i pasur me duele të boksierëve shqiptarë në arenën ndërkombtare, por nga mesi i Shtatorit

fillojnë duele të njëpasnjëshme. Boksieri nga Shqipëria, me vëndbanim në Angli, Eder Kurti do të nis radhen e dueleve të reja me 16 Shtator 2011.

Kurti i cili në 17 duele ka fituar 13 here do të lufton në Londër kundër një boksieri akoma të panjohur deri tani. Me datë 24 Shtator është planifikuar një mbrëmje e boksit me Vëllezërit Seferi në Maqedoni, ku Nuri Seferi do të duhej ta mbronte titullin e tij të Europës, por ky termin akoma nuk është 100% i sigurt.

Me 8 Tetor do të zhvillon duelin e dytë profesionist boksieri nga Peja Ilir Canolli, ai do të bokson në Londër të Anglisë kundër Rolandas Cesna nga Lituania. Ndërsa me 15 Tetor është nata e madhe e boksierit nga Maqedonia Agron Xhilla i cili në luften e tij të 13-të do të bokson për titullin Junior të botës në kategorinë "Cruiserweight".

Xhilla për fatë të mirë do të ketë një kundërshtarë të lehtë në këtë duel kaq të rëndësishëm, kjo bëhet e mundur sepse shpesh herë promotoret e mëdhej nuk i japin rëndësi titullit junior të botës dhe nuk ka shumë boksier të mirë profesionist të cilët janë nën moshen 24 vjeçare. Krejt kjo shkon në favor të boksierit shqitparë Agron Xhilla. Agron Dzila do të ndeshet me 15 Tetor në vëndbanimin e tij Burgdorf (Zvicër) kundër Pascal Ndomba nga Tanzania.

Pascal Ndomba ka gjithsejt 16 duele profesioniste, 11 nga ato i ka fituar, por nuk ka boksuar kurr me ndonjë kundërshtarë të njohur. Xhilla në 12 duele ka shënuar 11 fitore, por kundërshtarët e tij deri tani kan qenë poashtu të nivelit të ulët dhe mund të thuhet se këta dy boksier janë afërsisht të barabartë, megjithëse Agron Xhilla ka pasur një karrierë të mirë amatore në Zvicër, ndërsa karriera amatore e Pascal Ndomba për ne është e panjohur. Ne gjithsesi shpresojmë se fitues do të del Agron Xhilla dhe i urojmë shumë fatë.

Në mbrëmjen e 15 Tetorit në Burgdorf të Zvicrës do të ngjiten në ring edhe Sefer Seferi e Petrit Mazrekaj. Me datë 18.10.2011 në Prishtinë do të lufton Xhavit Visoka.

Me 22 Tetor në Austri do të del në ring boksieri i ri Astrit Klimeta për të zhvilluar duelin e 4-të profesionist, dhe me 5 Nëntor që tani është planifikuar se do të del në ring boksieri nga Tirana Armand Cullhaj.


AlbanianBoxing.com
07.09.2011

 

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck