Friday May 18

Lufta Klitschko vs. Haye mbaron pa KnockOut!

Wladimir Klitschko mposhti kampionin WBA të botës David Haye me poena, por Haye hyri në zemrat e tifozëve!

Dueli Klitschko vs. Haye zgjati 12 raunde dhe ka qenë njëri ndër duelet më interesante të viteve të fundit në peshat e rënda.

Gjyqtarët e luftës i dhanë fitore me epërsi të lartë ukrainasit Wladimir Klitschko, vendimi ishte definitivisht i gabuar, një fitore me dallim të vogël kishte me qenë reale. Nëse kjo luftë do të ishte mbajtur në Angli e njejta ndoshta do ishte vlersuar në favor të kampionit David Haye sepse ka menyra të ndryshme të vlersimit të një dueli. Disa gjyqtarë i vlersojnë më shumë goditjet e pastërta, disa e vlersojnë agresivitetin e boksierit, disa të tjerë koncentrohen shumë në 10 sekondat e fundit të një raundi dhe i ndihmojnë gjithsesi boksierit vendas etj etj.

Wladimir Klitschko më në fund e fitoi edhe titullin e katërt i cili i mungonte familjes së tij, tre nga ata tituj i mban vetë kurse titullin WBC e mban vëllai i madhë Vitali Klitschko. Por David Haye nuk ia bëri të lehtë të fiton titullin WBA, Haye ishte shumë i shpejt dhe luftoi 12 raunde pa u mbrojtur fare duke i besuar plotësisht refleksit të vetë dhe arriti disa herë të qellon kampionin Wladimir Klitschko në kokë, mirëpo Klitschko e shfrytëzonte gjatësin dhe peshën e tij duke e shtyer disa herë rivalin me duar në mënyrë të padrejtë.

Komentatori i televizionit gjerman RTL Tobias Drews ishte i mahnitur me punen e anglezit David Haye, ai nuk e priti një fitore të thellë të Wladimir Klitschko, e paramendonte ndoshta edhe një barazim por gjyqtarët e luftës vendosen ndryshe.

Sido që të jetë, lufta e mbrëmshme në stadiumin e futbollit në Hamburg ishte spektakulare dhe tejet e shpejt në çdo raund, Wladimir Klitschko e zhvilloi duelin më të mirë të jetës së tij, ndërsa Haye u nda i paknaqur me punën që e bëri. Për televizionin gjerman RTL theksoi Haye se gjatë stërvitjeve ka pas një lëndim në këmbë dhe një në dorë, madje lëndimi në këmbë ishte i dukshëm, pas duelit u pa se Haye e kishte këmbën e djathtë të lidhur dhe ecte me dhimbje.

David Haye në këtë duel nuk ka humbur asgjë pos titullin që e kishte, vlerat e tij si boksier vetëm sa janë rritur, tani është e mundshme që Haye do të zhvillon një duel me Vitali Klitschko, edhe se Haye më parë ka qen i mendimit që ne Tetor do të tërhiqet nga ringu i boksit.

Wladimir Klitschko mbrëmë festoj fitoren e 56 në boksin profesionist, por deshtoi me parashikimin e KnockOut-it  #50. Ndërsa për David Haye ishte kjo humbja e dytë në gjithsejt 27 duele.

Të dy boksierët e kësaj mbrëmje i kanë fituar nga 12,5 Milion EUR për këtë duel (gjithsejt 25.000.000,00 EUR) kjo është shuma më e madhe që është arritur ndonjëherë në një eveniment në Gjermani.


AlbanianBoxing.com
03/06/2011

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck