Pacquiao vs. Mosley - Dueli për 25 Milion $
Nesër mbrëma në Mekën e boksit LAS VEGAS do të zhvillohet njëri ndër duelet më të vlefshme të këti viti.
Boksieri aktual më i mirë në botë në të gjitha kategoritë Manny Pacquiao duhet të mbron titullin e tij ndaj amerikanit Shane Mosley 5 herë ish-kampion bote.
Manny Pacquiao është 32 vjeqar, me prejardhje nga Filipina, gjithsejt 8 herë kampion bote në boksin profesionst, në 7 kategori të ndryshme, aktualisht mban dy tituj > titullin WBO në kategorinë "Weilterweight" 66 kg si dhe titullin WBC në kategorinë "Light Middleweight" 69 kg.
Nesër Pacquiao do të përballet me një ish-kampion bote i cili kohen e tij më të mirë e ka kaluar para disa vitesh, Shane Mosley arriti të bëhet 5 herë kampion, mirëpo tani është 39 vjeçar dhe faktikisht nuk krahasohet me filipinasin, por sido të jetë ky duel është i shkelqyer sepse takohen dy emra shumë të mëdhej në ring.
Ata gjat gjithë kohës së promovimit të këti dueli, që e bënte televizioni SHOWTIME në USA, kalonin mirë me njëri-tjetrin dhe ishin shumë të qetë, thjesht si dy kampion të mëdhej, por shpresojmë që dueli të ketë më shumë energji, të jetë më i zjarrtë.
Shuma të cilën e merë Pacquiao për këtë duel është 20 Milion $, ndërsa Mosley fiton 5 Milion $ nga kjo luftë e cila mund të mbaron shpejt për të!
AlbanianBoxing.com
06/05/2011




