Haxhi Krasniqi fiton duelin Nr. 36 në Pragë
Boksieri 23 vjeqar nga Juniku i Kosovës, Haxhi Krasniqi, fitoi të Premtën (3.12.2010) në kryeqytetin çek (Praga).
kundër vendasit Jindrich Velecky. Krasniqi shenoi një fitore të bindshme pas 6 raundesh luftimi.
Krasniqi zhvilloi serish një duel të pastër teknik dhe luftoi me ashpërsi në raundin e gjashtë, kështu arriti që të ngrit tër shikuesit e pranishëm në këmbë, dueli Krasniqi vs. Velecky ishte i drejtpërdrejt në televizionin gjerman Sport1 dhe atë shqiptarë ORA-News.
Kjo ishte fitorja e 34-të në 36 duelet e zhvilluara të djaloshit nga Kosova të cilin Gjermania deshiron ta radhit nën boksierët e shtetit të vetë. Krasniqi jeton tani 6 vite në metropolin gjerman München dhe natyrisht se ka shumë rrespekt për vendin ku jeton, por Shqiponja nuk do të mungon kurrë në ndrresat e tij sportive.
Në mbrëmjen e së Premtës në Pragë doli në ring edhe Shqiptari i Ringut Kreshnik Qato për të mbrojtur titullin WBF por për fatë të keq nuk arriti ta mbron atë.
Kundërshtari i tij nga Tanzania Karama Nyilawila, 26 vjeq, ishte më i pregatitur, kishte ndoshta 2 apo 3 raunde më të mira se Qato dhe ia rrëmbeu titullin me poena boksierit nga Durrësi i cili me siguri se do rikthehet së shpejti.
Në duelin kryesor të mbrëmjes kampioni Europian Lukas Konecny arriti të mbron titullin.
Ne mbeshtetje te dy kolegeve te tij nga klubi SES-Boxing kishte ardhur edhe kampioni i botes ne kategorine super te mesme Robert Stieglitz (Foto e fundit: Luan Dreshaj, Robert Stieglitz, Haxhi Krasniqi).
Ketu po e shikoni nje Fotogaleri te vogel nga AlbanianBoxing.com - ndersa neser do te publikojme Galerin e madhe te Fotografive nga Fotografi i njohur shqiptar EROLL POPOVA.
AlbanianBoxing.com
05.12.2010




