Friday May 18

Haxhi Krasniqi shkëlqeu në Gjermanin Lindore

Supertalenti shqiptar, 23 vjeqar, Haxhi Krasniqi fitoi mbrëmë duelin e parë për klubin SES-Boxing para 3.500 shikuesve.

Krasniqi shenoi fitore të bindshme me poena mbi 8 raunde dhe krijoi atmosferë të hatashme të sallë, bjellorusi Makhankou nuk arriti të fiton as 1 raund.

Dueli në mes të Haxhi Krasniqit dhe Kanstantin Makhankou ishte i parafundit nga radha në mbrëmjen e boksit në Riesa, kur doli Krasniqi në ring salla ishte e stërmbushur, muzika instrumentale e këngës se Nexhmie Pagarusha "Baresha" tingëllonte në sallë.

Krasniqi filloi luften me një tempo të lartë të cilën e mbajti gjatë 8 raundeve dhe e lëkundi rivalin disa here, por ai nuk bie sepse kishte një provoj të madhe profesioniste prej 36 luftrave, shikuesit ishin të mahnitshëm për luftën që e bënte Haxhi Krasniqi dhe që të gjithë donin fitoren e tij.

Traineri dhe Promotori i ri i Haxhi Krasniqit u ndan shumë të lumtur me punën e Haxhi Krasniqit i cili në vitin e ardhshëm sëpari do të lufton për titullin junior të botës e pastaj do i hapen dyert edhe për tituj më të mëdhej.

"Haxhiu është shumë i ri, ka kohë mjaft që të arrin majen e botës. Unë jam i kënqur me luftën që e bëri sonte, natyrisht se kemi edhe shumë për të mësuar por në përgjithësi ai ka luftuar mirë", kështu trajneri Dirk Dzemski për albanianboxing.com

Foto me trajnerin Dirk DzemskiNë duelin kryesor të kësaj mbrëmje u ndeshen Timo Hoffmann dhe Alexander Petkovic, gjyqtaret e vlersuan duelin të barabartë ndaj mbeti titulli WBO i Europës në peshat e rënda vakant. Poashtu në këtë mbrëmje u ngjiten në ring edhe Sergio Vartanov dhe Christina Hammer.

Christina Hammer, 20 vjeqare, fitoi titullin WBO të botës në peshat e mesme për femra. Sergio Vartanov fitoi një duel 8 raundësh kundër Bronislav Kubin nga Çekia.

Në konferenc për media, pas duelit të fundit të mbrëmjes mori pjesë edhe Haxhi Krasniqi i cili e falënderoj ekipen e tij me Promotorin Ulf Steinforth, Trajnerin Dirk Dzemski dhe Këshilltarin Luan Dreshaj për mundësinë që i dhanë dhe rrëfeu se ndjehej shumë mirë e tejet i fortë në këtë duel, sepse kishte patur mundësitë më të mira të mundshme për stërvitje dhe e tëra kishte kaluar pa asnjë komplikim.

Një falënderim i veqantë nga Haxhi Krasniqi dhe Luan Dreshaj shkon në adres të Fotografistit më të njohur shqiptarë në Gjermani Eroll Popova i cili japi kontribut të madhë në këtë mbrëmje për boksierin tonë dhe është bërë pjes e pandashme e "TEAM HAXHI KRASNIQI"

AlbanianBoxing.com
24.10.2010

Foto: EROLL POPOVA & AlbanianBoxing.com

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck