Monday Feb 06

Dy vëllezer, dy kampion boksi

Vëllezerit SEFERI fituan mbrëmë në Vjenë dy tituj. WBO European dhe WBF Inter-Continental në kategorinë "Cruiserweight". Në një duel të vështirë kundër Sandro Siproshvili i cili zgjati 12 raunde, doli fitues boksieri nga Gostivari, Nuri Seferi.

Në historin e boksit Shqiptarë deri në ditën e sotme, boksierët tanë kanë fituar gjithsejt 3 tituj të mirënjohur Europian. Luan Krasniqi dhe Shpend Abazi janë dy ish-kampion të Europës të cilët kishin fituar titullin kryesor, 60 vite të vjetër të EBU-së. Nërsa mbrëmë arriti të fiton një titull të mirënjohur Europian (WBO European Cruiserweight Title) edhe një boksier tjetër Shqiptarë, ky ishte i famshmi Nuri Seferi i cili në vitin 1999 ka kaluar në boksin profesionist dhe e prezanton shtetin Shqiptarë.

Titulli WBO i Europës është shumë i rëndësishëm për Nuri Seferin sepse ky do i hap rrugen drejt majës së ranglistes botërore në këtë federatë.

Federata WBO është një ndër 4 federatat më të njohura në botë.

Mbrëmja e boksit në Vjenë me vëllezërit Seferi u organizua në bashkpunim me sponzorin SAKIRI GROUP.

Luftë e fuqishme në mes të dy boksierëve shumë të talentuar: Seferi mposht Sproshvilin me vendim unanim të gjyqtarve

Nuri Seferi në fillim të duelit ishte më pasiv dhe reagonte vetëm pas sulmeve të kudërshtarit, por nga raundi i katërt e më tej ishte shumë me agresiv dhe e zhvilloj një luftë të madhe pranë 1.500 shikuesve në kryeqytetin Austriak, Vjenë.

Sandro Siproshvili ishte shumë mirë i pregatitur për këtë duel, por nuk arriti të rrezikon fitoren e boksierit Shqiptarë, na njoftoi bashkpuntori ynë nga Vjena Hysen Metaj.

Kjo është një mbrëmje historike për vëllezërit Seferi të cilët dolën nga ringu me nga një titull në dorë në të njejtin vend, por edhe për sportin Shqiptarë në tërsi ka qenë kjo një ngjarje shumë e rëndësishme dhe deri tani e pamundur.

Me fitoren e këti titulli, Nuri Seferi bëhet boksieri më i suksesshëm aktual Shqiptarë dhe i hapet rruga drejt rematch-it me kampionin aktual të botës Marco Huck.

Sefer Seferi fiton titullin me Knock-Out

Boksieri 31 vjeqar Shqiptarë nga Gostivari i Maqedonisë Sefer Seferi e fitoi titullin WBF Inter-Continental mbrëmë në Vjenë të Austrisë në një duel të caktuar me 12 raunde. Sefer Seferi e mposhti rivalin e tij nga Hungaria me KO teknike në raundin e dytë.

Kundërshtari i Seferit në këtë mbrëmje ishte Viktor Szalai nga Hungaria, Szalai gjindej në dysheme që në raundin e parë por e vazhdoi luften. Raundi i dytë ishte edhe i fundit për boksierin nga Budapesti i cili u tërhoq nga lufta me reagimin e gjyqtarit të ringut.

Ky është titulli i parë profesionist për boksierin Shqiptarë Sefer Seferi, i cili më shumë njifet si "Vëllai i vogël" i Nuri Seferit, dhe do të mbetet vetëm një titull i përkoshëm sepse ai ka synime akoma më të mëdha në boks dhe me siguri se në të ardhmën do të arrin suksese tjera.

Sefer Seferi, në 11 luftra profesioniste është i pamposhtur, madje 10 fitore i ka realizuar me KnockOut.


AlbanianBoxing.com
27.06.2010

T-Shirt 16,90 €

Aleanca Kuq e Zi

Krasniqi vs. Zoulikha

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck