Wednesday Sep 08

Kledi Pllumaj nderohet nga i madhi Joe Frazier

Boksieri Shqiptarë më i ri në botë Brandon-Kledi Pllumaj "Albanian Bad Boy" është ftuar në një takim me ish-kampionin e botës në peshat e rënda dhe legjendarin Joe Frazier me 23 Maj në Amerikë. Kledi u nderua me çmimin "Dragu i artë"

Frazier kishte parë video nga voglushi Shqiptarë në YouTube dhe e kishte kontaktuar trajnerin e Kledit menjëherë, ai ka kërkuar të njofton talentin 5-vjeqar më afër.

Pastaj u realizua ky takim, Joe Frazier i dhuroi Kledit çmimin "Dragu i artë" dhe i tha: "Unë shof tek ti një Dragu të vërtetë dhe po ta vëndosi këtë varse në qafë për të kujtuar gjithnjë Joe Frazier. Unë dua të bëhesh boksier sikur që isha unë apo Ali".

Gjithashtu edhe Brandoni kishte një dhurat për Joe Frazier, ia dhuroi një Fotografi (Portret) nga Nëna Tereze dhe i tha: "Nënë Terezja ishte Shqiptare, kjo është dhurata ime që du ta dhuroj ty në emër të gjithë Shqiptarëve që të kanë dashur ty dhe kanë ndjekur ndeshjet tua". 

AlbanianBoxing.com
28.05.2010

Sakiri Group

Partnerët





Besim Kabashi