Wednesday Sep 08

Haxhi Krasniqi lufton për titullin Gjerman

Boksieri nga Juniku i Kosovës Haxhi Krasniqi me 6 Qershor do të lufton për titullin GBO internacional të Gjermanisë në kategorinë gjysëm të rëndë. Kjo është hera e parë që Krasniqi dylufton për një titull dhe i caktohen 10 raunde luftë.

Titulli GBO është një ndër 3 titujt që ka Gjermania, sepse në Gjermani ka gjithsejt 3 federata të boksit profesionist: GBO, GBA dhe BDB.

"Ky titull nuk është shumë i rëndësishëm për mua sepse unë dua të fitoi titullin e botës, por besoj se nuk është hap i gabuar dhe do të më jap provoj për duelet me distance më të gjatë" u shpreh Haxhi Krasniqi për AlbanianBoxing.com

Kundërshtari i Krasniqit për mbrëmjen e 6 Qershorit akoma nuk është bër i njohur, por ai duhet të jetë poashtu një boksier i cili mban liçencen gjermane të GBO-së dhe me një karrierë të mirë profesionste.

Krasniqi dhe Elina Tissen (Kampione e botes ne boks)Haxhi Krasniqi sapo ka arritur moshën 23 vjeqare por rezultati i tij flet për vete, ai ka fituar 31 nga 33 duelet e zhvilluar dhe ka bërë famë në trojet Shqiptare si dhe në Gjermani. Krasniqi përfaqëson gjithnjë KOMBIN SHQIPËTARË në ring. (Foto: Haxhi Krasniqi dhe Elina Tissen, kampione e botës në boks)

AlbanianBoxing.com
15.05.2010

Sakiri Group

Partnerët





Besim Kabashi