Cilat janë organizatat kryesore në botë për boksin profesionist ?
Në boksin profesionist ka shumë organizata që japin tituj botërorë, mirëpo vetëm katër nga ato janë të randësishme, titujt e të cilave i kurojnë 4 boksier si kampion bote apo një boksier nëse ai mund ti fiton të gjithë. Këta tituj japen natyrisht në të gjitha peshat e caktuara të boksit profesionist, nga më e lehta deri në peshën e rënd.
Këta tituj janë:
1. WBA (World Boxing Association)
2. WBC (Wolrd Boxing Council)
3. WBO (World Boxing Organization)
4. IBF (International Boxing Federation)
_______________________________________________________________
Çka është K-1 ?
K-1 është një ndërmarrje e cila ka themeluar turneun e Kikboksit më të njohur në botë (që e mban të njejtin emër "K-1"). Zyrtarët e kësaj ndërmarrje janë biznesmen të mëdhej, ata me këtë turne prestixhios bëjnë fitime të hatashme sidomos në tregun Japonez.
Kjo ndërmarrje organizon 2 tournamente, atë për peshat e rënda i cili quhet "K-1 World GP" dhe atë për peshat e mesme -63 kg që mban emrin "K-1 World Max". Të dy turniret fillojne me evenimente kualifikuese në fillim të një viti dhe mbarojnë zakonisht në Dhejtor në mbrëmjet FINALE në Japoni.
_______________________________________________________________
Çka është MMA ?
MMA apo Mixed Martial Arts (Artet e përziera luftarake) është bërë pothuaj një lloj i veqantë i sportit ku marin pjesë luftëtarë nga ringu i boksit, kikboksit, taiboksit, nga mundja apo edhe Freefight. MMA ka arritur kulmin e popullaritetit me themelimin e organizatës UFC e cila organizon ndeshje në këtë disciplin.
_______________________________________________________________ Çka është UFC ? UFC apo Ultimate Fighting Championship (Bazë e kampionatit luftarak) është një organizatë e cila i takon ndërmarrjes sportive amerikane Zuffa LLC.
UFC është organizata më e madhe në botë për evenimente të disciplines MMA. Në vitin 1993 kjo organizatë ka zhvilluar evenimentin e parë, kurse në vitin 1997 ka shënuar histori duke realizuar një kontratë televizive me kanalin amerikan Fox Sports.
Ndërsa në ditet e sotme duelet e UFC mund të shikohen vetëm me pagesë "Pay-per-View" dhe shikuesit nuk mungojnë, me 11.07.2009 UFC shenoj rekord botërorë për shikueshmërinë më të lartë në "Pay-per-View", arritën 1,6 Million abonime.








