Friday May 18

Intervista me Menaxherin e FBoxProfK Nexhmedin Zeka

Njëri ndër iniciatorët kryesor të themelimit të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës është Nexhmedin Zeka. AlbanianBoxing.com ka folur me Zotriun Zeka rreth mbrëmjes "PEJA WARRIORS" që do të mbahet me 17 Dhjetor në Pejë. Zeka tani është Menaxher i Federatës së Boksit Profesionist (FBoxProfK) dhe përkrahës i madhë i organizimeve të këti sporti në Kosovë.

Albanian-Boxing Si jane duke shku pregatitjet organizative te mbremjes "Peja Warriors" ?

Nexhmedin Zeka Sa i perket pergatitjeve per organizimin e mbremjes "Peja Warriors", ato jane duke shku mire, duke e pas parasysh se tani pak a shume kemi provoj organizative dhe qdo organizim eshte me i leht se tjetri, per shkak te provojes qe e fiton Federata me kohe.


Albanian-Boxing Cilat jane detyrat e FBoxProfK ne kete mbremje?

Nexhmedin Zeka Siq e dini kete mbremje e organizon "Shpetim Shala Promotions", detyra e Federates te boksit profesionist eshte te kontrollohet ecuria e organizimit dhe meqet e mbremjes, ne jemi te perkushtuar qe qdo gje te shkon ne menyre sa me profesionale dhe te deshmojme qe jemi ne rruge te mbare per ta ngritur akoma me larte boksin profesionist ketu ne Kosove.


Albanian-Boxing Ne cilen salle mbahet ajo mbremje dhe sa shikues mendon se do te vine me i shiku LIVE duke luftuar boksieret me te mire te Pejes?

Nexhmedin Zeka Evenimenti "PEJA WARRIORS" do te mbahet ne sallen "Karragaqi". Kjo eshte per momentin fatkeqesisht salla e vetme ne Peje e cila i ploteson deri dikund normat per organizime sportive, sidomos per boks profesionist me shume kenaqesi do te kishim organizuar mbremje ne ambiente me te mira, por shpresojme se ne nje te ardhme te afert komuna do te mendon per nje salle alternative me moderne per qytetin e trete me te madhe ne Kosove. Si gjithmone presim qe shikues do te kete ne numer te madhe sepse qyteti i Pejes e adhuron sportin e boksit dhe besoj qe kete here do te kemi shume meqe cilesore dhe te gjithe te pranishmit sikur edhe teleshikuesit ne RTV21 do te argetohen me boks. Hyrja edhe kesaj radhe eshte FALAS, qellimi eshte qe te mbledhen sa me shume shikues ne sallat sportive dhe rinia te interesohet me shume per sport.


Albanian-Boxing Ku gjindet FBoxProfK tani, disa muaj pasi qe eshte antarsuar plotesisht ne EBU?

Nexhmedin Zeka FBoxProfK gjat keti viti ka pas vetem tre organizime, por besoj se vitin e ardhshem numri i evenimenteve do te shtohet, ne se shpejti do te vejme ne dispunim TITULLIN E KOSOVES, si dhe Titullin Internacional te Kosoves ne kategori te ndryshme duke pas parasysh qe kemi mjaft boksier te licencuar tek federata jone, dhe e kemi si kusht nga EBU qe te fillojm prej vitit 2012 organizime per tituj te Kosoves ne boksin profesionist.


Albanian-Boxing Shpetim Shala sapo e ka themeluar klubin e pare te boksit profesionist ne Kosove "SHPETIM SHALA PROMOTIONS" a mendon se ky klub mund te angazhon edhe boksier te tjer profesionist ne Kosove, duke e pas parasysh edhe ndihmen tuaj? Dhe a do ti jepet mundesija ndonje boksieri te mire amator qe permes Shpetim Shala Promotions te kalon ne boksin profesionist?

Nexhmedin Zeka Shpetim Shala eshte njeri nder themeluesit e FBoxProfK, ai ka kontribuar shume per boksin profesionist deri tani, por me themelimin e nje "Promotion" ai ka bere taman hapin e duhur sepse ne te gjitha vendet e botes ku ky sport eshte i zhvilluar, pasi te themeleohet Federata e Boksit Profesionist dalin ne skene edhe klubet promovuese siq eshte "Shpetim Shala Promotions" tani ne Kosove. Shteti i Kosovës nuk është duke bërë shumë për sportin e Boksit, njerëzit të cilët janë përgjegjës për sport duhet të mendojnë se krahas boksit amator duhet të zhvillohet edhe boksi profesionist sepse çfar kuptimi do të kishti boksi amator nëse nuk do të kishte boks profesionist në vënd? Ëndërr e çdo boksieri në botë është që, pas boksit amator të kalon në boksin profesionist, andaj është shumë e kjart se ky sport ka ardhmëri, gjithashtu edhe puna e "Shpetim Shala Promotion" e ka ardhmërinë e sigurt, por me rëndësi është që më të vërtetë Ministria e sportit të ndihmon boksin profesionist sëpaku në mënyrë indirekte duke lobuar tek televizionet vëndore si dhe tek sponzor të mëdhej të cilët mund ta financojnë një sport të tillë pa probleme, gjithashtu është me e rëndësishme që çdo qytet i madhë i Kosovës ta ketë nga një sallë alternative ku mund të bëhen më shumë organizime.



AlbanianBoxing.com
12.12.2011

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck