Friday May 18

Bisedë me Trajnierin gjerman Alfred Segerer

Alfred Segerer është Trajnieri Kondicional dhe Atletik i boksierit shqiptarë Haxhi Krasniqi. Gjermani Segerer në bisedë me AlbanianBoxing.com shprehet shumë i lumtur me të arriturat e nxënësit të tij nga Juniku i Kosovës, në 4 duelet e fundit Haxhiu është zhvilluar mirë dhe vazhdon rrugen e tij me sukses.


München, Gjermani | 05.05.2011

AlbanianBoxing: Zotri Segerer, ju jeni njëri ndër Trajnieret me të suksesshëm për Kondicion dhe Atletik në Gjermani, por emri juaj për shumë tifoz të boksit akoma nuk është i njohur sepse ju veproni prapa skenës. Ju lutemi të prezantoheni!

Segerer: Unë punoj për Ushtrinë Gjermane "Bundeswehr" tani 25 vite si Trajnier i Kondicionit dhe Atletikës, jamë mbikqyrës i grupeve sportive të cilat i mbështet Bundeswehr, që do të thot se nuk ushtroj vetëm ushtarak por më së shumti Atlet të nivelit të lart sportiv gjerman, si p. sh. ekipet e boksit olympik (amator).


AlbanianBoxing: Aktualisht, cila është detyra e juaj kryesore?

Segerer: Për momentin stërviten te unë skuadrat elite të boksit olympik gjerman siç janë skuadra U17, U19 dhe Elita e Bavarisë kuptohet meshkuj dhe femra. Gjithashtu në kampin timë stërvitor gjinden edhe dy boksier të ri profesionist: Haxhi Krasniqi dhe Erkan Teper të cilët përgatiten me diagnozë dhe kontrollim të trajnimit profesional.


AlbanianBoxing: Boksieri ndoshta më i mirë i të të gjitha kohërave nga Bavaria e Gjermanisë (me prejardhje nga Kosova) Haxhi Krasniqi thuhet se është nxënësi i juaj SHEMBULL, a është kjo thënje e sakt
?

Segerer: Kjo është absolutisht korrekt. Haxhiu ushtron tani afër 1 vitë te unë, ai është duke u zhvilluar shumë mirë sepse ka disciplin dhe ambicie në punën që e bënë. Me Haxhiun kemi filluar nga 0 dhe gradualisht e kemi rritur intenzitetin e stërvitjeve, për mua është një sfidë e madhe ngritja e kualitetit të boksierit Haxhi Krasniqi dhe cilësia e tij në këtë sport. Haxhiu ka shumë talent, kjo është më rëndësi për të, ndërsa pjesën tjetër do e merë nga unë dhe Trajnieri i tij i boksit Dirk Dzemski. Ne kemi ristrukturuar trajnimin e tij dhe jemi duke punuar në menyrë sistematike me boksierin shqiptarë.


AlbanianBoxing: Qyteti ku jeton Haxhiu (München) dhe në tërësi Bundeslandi "Bayern" njihet për Futboll të mirë në Gjermani, mirëpo këti vëndi ka munguar Boksi Profesionist në dekadat e fundit! Çka mendoni ju rreth kësaj çështje
?

Segerer: Boksi i ka munguar këti vëndi, ne kurr nuk kemi pas një Kampion bote në boksin profesionist, por një Boksier siç është Haxhi Krasniqi mund të pasuron Bavarinë dhe Gjermanin jugore në kryesi, jamë i bindur se me këtë djalish, Bayerni do të fiton "Ligen e Kampionëve" të boksit!

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck