Monday Feb 06

Intervistë me boksierin Kreshnik Qato

Redaksia jonë intervistoi boksierin e mirënjohur nga Shqipëria Kreshnik Qato i cili në një kohë të shkurtë do të zhvilloi dy duele, të parën me 21 Mars në Londër kurse tjetrin në muajin Prill në kryeqytetin shqiptarë Tirana.


AlbanianBoxing.com
A mund te presim kësaj radhe një kundërshtar të njohur i cili do ju sfidon juve në Londër?

Kreshnik Qato

Ndeshja e 21-Marsit eshte nje 'warm-up', ose ndeshje pergatitore mund ta quaj per vet faktin se do te jete me 6-raunde, dhe vetëm pak me shume se 4-javë perpara aktivitetit që do te organizohet në Tiranë.



AlbanianBoxing.com

Ne ranglisten europiane akoma nuk keni arrit ne TOP 20, a mendoni se kjo do te ndryshoi se shpejti dhe ju do merni nje shans për të luftuar me kampionin aktual Matthew MACKLIN?

Kreshnik Qato
Pse jo! Kjo eshte nje pyetje qe secili boksier si i fundit ne renditje, i mesit apo dhe i dyti do ishte pergjigjur me nje 'po'. Renditja europiane eshte e rendesishme dhe sigurisht qe eshte ne objektivat e mia!


AlbanianBoxing.com

Cili eshte traineri juaj momentalisht dhe sa keni besim në të?
 

Kreshnik Qato
Momentalisht nga mbeshtetesi im kryesor Z. Ylli Ndroqi me eshte bere e mundur qe gjat stervitjes sime te ndiqem nga dy trainere te cilet i vleresoj për punen e tyre, ata janë Phil Pierson dhe Michal Collins. Gjithashtu kam dhe vemendjen e specialistit teknik Spencer Fearon. Këta janë traineret e mi pergjate kohes qe une stervitem ne Londër, nderkohe qe perpara ndeshjeve te rendesishme une stervitem ne kamp stërvitor, e kesaj radhe perpara ndeshjes në Tirane do të stervitëm ne Gjermani.
 


AlbanianBoxing.com
Kush ju ndihmon me se shumti kur gjindeni ne ring, zeri i trajnerit apo brohoritjet e tifozeve?

Kresnik Qato
Ashtu siç edhe e kam thënë në të gjitha intervistat dhe deklaratat e mia, zëri i tifozëve eshte i pa zëvendesueshem ne karierën time!


Kjo ishte një invtervistë e shkurtër nga Kreshnik Qato, në të ardhmën do të keni mundësinë të lexoni akoma më shumë rreth këti sportisti në webfaqen tonë www.albanianboxing.com


Luan Dreshaj
16.02.2010



 

T-Shirt 16,90 €

Aleanca Kuq e Zi

Krasniqi vs. Zoulikha

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck