Friday May 18

Intervistë me Bedarin Toma, pas duelit të parë

Boksieri shiptarë i kategorisë së rëndë Bedarin Toma flet për albanianboxing.com pas humbjes së tij në duelin debutues që e kishte me 25 Shkurt 2009.

 

albanianboxing.com: Me datë 25 Shkurt kishit duelin e parë profesionist (debutues), për fatë të keq e keni humbur këtë duel me anë të poenave. A mund t´a shpjegoni pak atë duel?

 


Bedarin Toma:
Atë ndeshje e humba sepse kundërshtari nuk ishte luftarak, ai nuk boksonte por ikte rreth ringut dhe une isha shumë i emocionuar sepse kisha duelin tim të parë në boksin profesionistë dhe me duhet të thëm se dallimi me boksin amator ishte shumë i madhë.

albanianboxing.com: Cilat janë qëllimet apo caqet tuaja për këtë vitë?

Bedarin Toma: Do të boksoj ndoshta më shumë në Europë, ndeshja ime e radhës ka mundësi të jetë në Angli. Në ditët e ardhshme do të shkoj në Atëdhe (Shqipëri), pas një pushimi jo të gjatë do të filloj sërish me stërvitjet intenzive.

albanianboxing.com: Kush është trajneri juaj aktual?

Bedarin Toma: Aktualisht nuk kamë trajner, po shikoj për një trajner të ri i cili ma bën më të lehtë kalimin në boksin profesionistë.

albanianboxing.com: Sa jeni i knaqur me rrethanat në klubin Duva-Boxing?

Bedarin Toma: Akoma nuk e di a do të vazhdoj bashkpunimin me Duva-Boxing, nese nuk e gjejmë një zgjidhje të përbashkët do të shikoj për një promotor tjetër.


Luan Dreshaj
28.04.2009

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck