Friday May 18

Intervistë me Faruk Shabanin

Boksieri profesionistë Shqiptarë Faruk Shabani flet për AlbanianBoxing dy javë para duelit të madhë kundër Giammario Grassellini.

 

 

Me datën 28 Shkurt në Neubrandenburg të Gjermanisë sërish do të paraqitët në Ring boksieri nga Prishtina Faruk (Frank) Shabani i cili do të zhvillon duelin e 18-të profesionistë pranë shikuesve Gjermanë dhe shumë bashkatëdhetarve Shqiptarë që jetojnë atje.


AlbanianBoxing
Faruk si e ndjeni vetën para këti dueli shumë të rëndësishëm që ju pret në fund të muajit?

Faruk Shabani
Për momentin ndjehem shumë mirë, jamë duke zhvilluar njesitë kryesore të sparingut me një boksier të suksesshëm nga Armenia.

AlbanianBoxing Në cilin kamp i mbani stërvitjet dhe si mund ti cilësoni ato?

Faruk Shabani
Aktualisht jemi në kampin e Berlinit, stërvitjet i kam të nivelit të lartë sepse do boksoj 10 raunde dhe dua të demonstroj një performancë excelente për të fituar të drejtë që të luftoj për titullin Europianë EBU.

AlbanianBoxing Sa keni njohuri për kundërshtarin nga italia dhe cila është prognoza juaj?

Faruk Shabani
Kundërshtarin faktikisht nuk e kam takuar kurrë, por kemi studiuar duelet e tij në Video me trajnerin timë Otto Ramin dhe jemi të bindur se do të kemi suksesë edhe kësaj radhe. Unë me padurim e pres një luftë për titull, andaj do të sakrifikoj shumë për të bër atë luftë të mundshme.

AlbanianBoxing A keni një mesazh për lexuesit e AlbanianBoxing.com?

Faruk Shabani Po, unë i lus të gjithë bashkatëdhetarët e mi të më përkrahin në sallë, në ring kërkoj gjithmonë zërin e tifozëve dhe jamë shumë i lumtur kur ata gjinden pranë meje dhe shpresoj që ti stolisi ata së shpejti me titullin Europianë e mëpastaj edhe me titullin Botërorë.


Luan Dreshaj
12.02.2008

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck