Friday May 18

Intervistë me boksierin Shpetim Shala

Intervistë ekskluzive me boksierin nga Peja, Shpëtim Shala. 23-vjeqari Shala debutoi në boksin profesionist vitin e kaluar dhe ka shënuar gjithësej pesë fitore në po aq lufta, duke i përfunduar dy me knock out.

 

Albanian Boxing - Shpëtim, ju dëshirojmë mirëseardhje në Kosovë. Si po ja kaloni në atëdhe?


Shpëtim Shala - Mirë se ju gjejë. Në Kosovë po kaloj shumë mirë, mikëpritja është mjaft e ngrohtë, është kënaqësi të takohem me ju.

A. B. - E dimë se për sportist nuk ka pushim, por për lexuesit tanë është interesant të ndëgjojnë se çka është duke bërë Shpëtimi këtyre ditëve?

Sh. Sh. - Së pari kur kam ardhur i kam kushtuar kujdes familjes dhe shoqërisë, stërvitjet nuk i kam ndërprerë sepse më duhet të mbajë formën. Jam duke stërvitur në K.B.Peja me trajnerin Ahmet Shala.

A. B. - Ju keni filluar karierën e boksit në K.B.Peja dhe keni qenë reprezentues i Kosovës dhe tani keni kaluar disa vite në Austri. A mund të n`a thoni çfarë është dallimi mes boksit të Kosovës dhe Austrisë. Ku është dallimi?

Sh. Sh. - Boksi amator i Kosovës dhe Austrisë nuk dallon shumë, mirpo konkurrenca atje është më e gjërë dhe infrastruktura është më e madhe, ndërsa profesionalizimi është në rritje dhe janë duke e zhvilluar mjaftë.
 
A. B. - Ju keni pesë lufta në boksin profesionist dhe keni shënuar të gjitha deri më tani fitore. A jeni adaptur mirë në ringun profesional?

Sh. Sh. - Jam adaptuar mjaft mirë, përparsia e ime gjithëmonë ka qene edhe sa kam boksur në boksin amator sepse kam boksuar në stil siç kërkohet në profesionalizëm, stil ky që kërkon të jesh më shumë agresiv dhe jam përshtatur mirë.

A. B. - Kur e keni duelin e ardhshëm?

Sh. Sh. - Me 18 Prill do të boksoj në Prishtinë për titullin Internacional të Austrisë në kategorinë e gjysëm të rënd.

A. B. - Pjese e këtij evinimenti do të jenë edhe boksieret si Elvir Muriqi, Sefer Seferi dhe Erion Zeka. Cfarë rëndësie ka kjo për juve ?

Sh. Sh. - Eshtë një privilegj i madh për mua të boksoj me këta yje të boksit shqiptarë. Ne së bashku jemi e ardhmja e boksit profesional shqiptarë dhe është kënaqësi e vërtet të boksoj në parameç të Elviri Muriqit i cili është boksier i kalibrit botërorë.

A. B. - Cfarë janë synimet e tuaja për të ardhmen ?

Sh. Sh. - Të bëhem kampion Europian dhe Botërorë.

A. B. - Kemi ndëgjuar se keni oferta nga promoterët më të mëdhenjë botërorë. S`a është e vërtet kjo, dhe në qoftë se nuk është sekret për cilin bëhet fjalë ?

Sh. Sh. - Eshtë diskutuar të jem pjesë e kampit të Saurland-it, mirpo nuk kam marrë ende vendim, pasi që jam i kënaqur me punën e menagjerit tim, Shpëtim Redo. Nuk përjashtohet shkuarja e ime në të ardhmen por do të shkoj vetem kur të jam i gatshëm për sfida të mëdha.

A. B. - A keni të shtoni diçka për fund?

Sh. Sh. - E faleminderoj trajnerin tim të parë Ahmet Shala dhe menagjerin e klubit të boksit Peja, Nexhmedin Zeka për pritjen që më kanë bërë dhe për përkrahjen që kam nga ata. Ju faleminderit edhe nga juve si medium i boksit për punën që po bëni në afirmimin e boksit shqiptarë.

A. B. - Edhe një herë faleminderit dhe suksese në të ardhmen. Shpresojmë të takohemi sërish me 18 Prill të këtij viti k`u do të jemi prezent së bashku.

Sh. Sh. - Poashtu, kisha kënaqësin të bisedojmë së bashku.


Artan Verbica
04.02.2009

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck