Friday May 18

Intervistë me Azem Maksutaj

Gjatë turneut të 10-të me "Adem Jashari" zhvilluam një intervistë me kikboksierin tonë të mirënjohur Azem Maksutaj.

 


Albanian Boxing.com - Zotëri Maksutja mirë se erdhët në Kosovë.
Azem Maksutaj - Mirë se ju gjejë, është kënaqësi të jesh në vendlindje.

A. B - Jeni pjesë e këshillit organizativ për turneun Adem Jashari i përzgjedhur nga Federata e Boksit të Kosovës.
A. M - Po, më kanë ftuar, dhe me plot dëshirë e kam pranuar. Është kënaqësi të jap kontribut, në kësi lloj evenimenti.


A. B - Azem, çka jeni duke punuar?
A. M - Jam organizator i një evinimenti të kick-boxit që do të mbahet javën tjetër me 9 Dhjetor në Zvicër.


A. B - Çfarë janë aspiratat tuaja për të ardhmen?
A. M - Dua që të fitoj titullin e kampionit botërorë për herë të 15-të dhe të hyjë në librin e genisit.


A. B - Kur mund të presim paraqitjen tuaj të ardhshme në ring?
A. M - Vitin e ardhshëm, gjithsesi.


A. B - Lexuesit tanë janë sigurisht kureshtar ta dinë vendin se ku do të luftoni, nëse nuk është sekrete?
A. M - Assesi nuk është sekrete! Duelin do ta mbajë në Prishtinë vitin e ardhshëm, dikur gjatë verës. Shqiptarët meritojnë një ngjarje të tillë dhe besoj që do të mbushet stadiumi i Prishtinës dhe do të janë të pranishëm më shumë se 20.000 veta.


A. B - Në turneun Adem Jashari keni sjellur një boksier nga klubi juaj. Cfarë mund të pritet nga ky djalosh?
A. M - Emri i tij është Butrint Shala. Ai la mbresa të mira në këtë turne. Ai humbi në finale por akoma do të mësoj nga boksi.


A. B - Si ju duket organizimi dhe kualiteti i turneut "Adem Jashari"?
A. M - Federata e Boksit të Kosovës ka punuar mjaft dhe të gjithë bashkarisht kemi dhënë kontributin tonë, duke ju përfshirë edhe juvë të cilët po bëni një punë të madhe në zhvillim, informata, dhe poashtu edhe në organizim.

A. B - A keni të shtoni diçka për fund?
A. M - Ju faleminderojë, dhe vetem vazhdoni punën siç jeni duke e bërë.


A. B - Zotri Maksutaj, faleminderit juve.
A. M - Jeni të mirëseardhur gjithëmonë.


 

Artan Vërbica
29.10.2008

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck