Interviste ekskluzive me Mirdi Limanin
AlbanianBoxing.com - Ztr. Limani, mirë se erdhet në Kosovë!
Mirdi Limani - Mirë se ju gjejë.
A. B : Së pari faleminderit që keni ardhur t`a nderoni figuren e Lah Nimanit.
M. L : Faleminderit edhe nga ju dhe kam kënaqësinë të bisedoj me ju, Lah Nimani ka qenë legjendë dhe kjo mua me nderon që jam këtu.
A. B : Çka ka të reja ke Mirdi Limani?
M. L : Jam duke mbajtur formën time dhe do të mbrojë titullin a kampionit botërorë këtë vit.
A. B : Për lexuaesit tanë shqiptar është me interes të veqantë se kur do t`a shohim Mirdi Limanin në ring?
M. L : Pas kësaj vizite në Kosovë do t`a marr rrugën për në Shqipëri ku do të kem një takim me disa drejtues të sportit në këtë vend për një duel në shtetin amë por ndoshta edhe do t`a mbrojë titullin e kampionit botërorë në Tiranë dhe pastaj synoj që të kem edhe një mbrojtje të titullit botërorë në New York në muajin Nëntor.
A. B : Tani keni filluar edhe punën e trajnerit por njëkohsisht edhe të menaxherit. Çfarë rëdesije ka kjo sfidë për ju?
M. L : Jeta e sportistit është e shkurt dhe jam duke punuar në dy anë, kjo për mua është e kënaqshme.
A. B : Në turneun e parë ndërkombëtar 'Lah Nimani' keni sjellur një boksier enkas nga Gjermania. Emri i tij është Sascha Wunsch dhe çka mund të presim në të ardhmen nga ky djalosh?
M. L : Ky djalosh është shumë i mirë por ka ardhur në Kosovë me një lëndim dhe dëshira e tij ishte të boksoj dhe unë nuk e ndalova mirëpo gjatë duelit u pa se nuk ishte në gjendje të vazhdoj dhë në raund të katërt i thashë 'Stop' se nuk dëshirova që të pësoj një lëndim më të rënd.
A. B : Sascha Wunsch është gjerman mirpo dëshira e tij në të ardhmen është që të boksoj për shtetin e Kosovës. E pamë po ashtu që në trupin e tij e ka një tatuzh me UÇK!
M. L : Ai e ndjen veten Shqiptarë pasi gati gjysmën e jetës e ka kaluar me Shqiptarë dhe dëshiron që në të ardhmen të luftoj për Kosovën.
A. B : Wunsch ka 16 duele amatore ku 13-të i ka fituar, 1 barazim dhe 2 humbje. A do të vazhdojë karrieren në boks apo në ndonjë sport tjeter luftarak ?
M. L : Talenti i tij është i lidhur më shumë me Tai-Box dhe muajin e ardhshëm do të ketë një luftë në Athinë të Greqisë.
A. B : Ju falimederit shumë që gjetet kohë për redaksinë tonë dhe a keni ndonjë porosi për fund?
M. L : Ju faleminderit shumë edhe nga ju dhe të gjithë Shqiptarëve ju uroj shtetin e ri të Kosovës.
Intervista u zhvillua në Hotelin 'Iliria' në Prishtinë me 27 Prill 2008 nga Artan Vërbica.




