Intervistë me Vëllezërit Seferi
Para mbremjes se boksit ne Kirchberg me 08.12.2007 kemi itnervistuar protagonistet kryesore te mbremjes, keta jane Vellezerit Seferi!
Nuri, ju gjindeni vetem 2 jave para luftes per titullin GBU te Botes. Sa jeni pregaditur per kete match dhe sa do te jete i rendesishem ky titull per ju?
Nuri Seferi: Për kete ndeshje kam rreth 5 jave qe pergatitem intensivisht nga dy here ne dite dhe pergatitjet i zhvilloj ne ambientet e palestres sime ne Burgdorf. Gjithashtu nje jave kam ushtruar ne zürich me nje nder traineret më te njohur ne Zvicer i cili quhet Harry Andereggen i cili me ka ndihmuar shumë jo vetem nga ana fizike, por edhe nga ajo psikologjike, gje qe eshte shume e rendesishme per nje Boxer. Ky titull ështe shume i rendesishem per mua, dhe mund te them se ështe nje nder titujt me te rendesishem te gjithe karrieres sime.
Ju njekohesisht jeni edhe organizator i mbremjes se 8 Dhjetorit, kjo eshte hera e dyte qe ju organizoni mbremje boksi dhe boksoni krahas vellait ne ringun profesionist! Çfar ndjenje eshte kjo per juve personalisht?
Nuri Seferi: Te jesh njekohesisht edhe organizator edhe pjesmarres ne ndeshje eshte nje pune teper e lodhshme, por për një njeri qe e ben me shume pasion, mund, dhe deshire lodhja asimilohet. Persa i perket vellait tim ne ringun profesionist, duhet te them që pergjegjesia dhe emocionet e mia jane te dyfishta, por ai po pergatitet shume dhe shpresoj ta mbylle me sukses kete ndeshje, qe gjithashtu dhe per të ka shume vlere. Jam shumë i lumtur, sepse ka qenë nje enderr që në fillimët e karrieres time qe nje ditë te ndesheshim te dy ne boksin profesionist, dhe falenderoj Zotin qe na e dha kete mundesi, gjithashtu dhe familjen time per perkrahjen e tyre.
Ne kete mbremje keni organizuar edhe disa duele amtore, disa prej ketyre talentave jane nga viset Shqiptare, nder ta Agron Xhila dhe Arnold Gjergjaj. A mendoni se keta te dy jane SHPRESAT SHQIPTARE per peshat gjysem te renda dhe te renda?
Nuri Seferi: Duke perfituar nga fakti qe une jam vete organizator si dhe trainer i tyre kam menduar t'ju jap atyre nje mundesi qe mua fatkeqsisht nuk ma kan dhene por me eshte dashur me shume djerse dhe vuajtje ta fitoj, sepse ne fillimet e karrieres eshte shume e veshtire te ecesh perpara pa pasur suportin (ndihmen) e dikujt. Duke patur parasysh qe keta djem kane nje dashuri kaq te madhe per kete profesion dhe sterviten parreshtur, mendoj qe eshte minimumi qe dikush mund te bej per ta. Nese ato nuk dorezohen perpara veshtirsive drejt rruges se boksit profesionist dhe vazhdojne po me kete ritem, atehere kam bindjen e plote se keta te dy jane shpresat shqiptare per peshat gjysem te renda dhe te renda.
Ti kthehemi duelit tuaj, nese bazohemi e rekordin e boksit profesionist eshte e kjarte se ju jeni favorit i kesaj ndeshje mirepo edhe kroati Jalusic ka patur disa duele te forta, Çfar rezultati parashikoni ju?
Nuri Seferi: Kroati Jalusic eshte nje kundershtar me shum eksperience. Ai ka zhvilluar mbi 186 lufta ne boksin amator ku nder to ka fituar 158 ndeshje. Ndersa ne boksin profesionist ka zhvilluar 16 lufta, ku fitoren me te suksesshme e ka pasur kunder ish kampionit te europes ovani Alvarez qe ne raundin e trete me nokaut. Fakt ky qe mua me nxit akoma me teper te ushtrohem maximalisht. Persa i perket rezultatit une nuk e kam per zakon te parashikoj para kohe, por i premtoj tifozve te mi qe do bej te pamunduren te ngre flamurin tonë kuq e zi dhe prezencen e tyre ne salle ta shperblej me fitore.
Disa pyetje edhe per Seferin:
Sefer, ju ngjiteni per here te dyte ne ringun profesionist, sa keni njohuri per kundershtarin tuaj dhe si e kaloni kohen e stervitjeve?
Sefer Seferi: Sigurisht qe boksi amator dhe ai profesionist nuk jane e njejta gje, sepse pergjegjsite sa vin e komplikohen, por me ndihmen e vellait tim tashme shume te suksesshem ne boksin profesionistë, po jap me te mire qe kam. Meqense jam ne fillimet e karrieres duhet te punoj shume forte per te arritur rezultate qe mua me duhen per te ecur perpara dhe pse jo te arrij sadopak suksesin qe ka arritur vellai im. Persa i perket kundershtarit ai eshte nje kundershtar me shum pervojë, për kete une po perpiqem seriozisht.
Luften e pare profesioniste e kishit ne muajin Maj kurse te dyten tani pas 7 muajve, si duket karriera e boksit per juve nuk eshte prioritare, a do te ndryshon diqka ne vitin 2008?
Sefer Seferi: Po eshte e vertete per mua nuk eshte prioritare, sepse une kam nje profesion tjeter qe me han shume kohe dhe gjithashtu eshte teper i lodhshem. Por nuk mund ta mohoj faktin qe skam pasur ndonje oferte te rendesishme gjate ketyre 7 muajve. Ne vitin 2008 nuk e di çfare mund te ndryshoje, nuk me pelqen ta planifikoj jeten por e mar ate si te më vije.
Nese i shikoni boksieret profesionist Shqiptare ne AlbanianBoxing.com
Çfar mendoni, kush ka kapacitetet e duhura te behet kampioni i pare i Botës?
Sefer Seferi: :-) hehe pa u menduar shume gjate do te thoja Nuri Seferi. Por gjithsesi nuk mund të anashkaloj, dhe boksiere te tjere, qe kan dhen nje kontribut shume te madhë dhe qe na bejne krenar te jemi Shqiptar, si Luan Krasniqi, etj...
AlbanianBoxing.com:
NE JU FALENDEROJME SHUME PER KOHEN QE KENI MARE PER NEVE DHE JU UROJME SHUME SUKSESE PER MBREMJEN E 8 DHJETORIT!




