Intervistë me Leonard Pijetraj
AlbanianBoxing.com vazhdon hulumtimet duke i ndjekur gjurmët e Shqiptarëve që kanë të bëjnë më luftën në ring, dhe gjithnjë e më tepër do ju sjellim materiale ekskluzive rreth boksit Shqiptarë...
...dhe njerëzve që kanë të bëjnë me këtë punë. Kemi akoma shumë për të informuar, por kësaj radhe ju paraqesim një trainier boksi me vlera ndërkombtare e me rrenjë Shqiptare, fjala është për Leonard Pijetraj me prejardhje nga Kosova që u lind në Koraci dhe punon me boksier profesional atje.
A.B: Ztr. Pijetraj së pari kam një pyetje që ndoshta iu është parashtruar shumë here! Si e kaloni një ditë pune ju si trainer?
L.P: Po është një dite e gjatë, besoni apo jo une ende jam në sallen ushtrimore, e ora është afër nëntë (mbas dite), pra një ditë e gjatë, mirëpo unë jamë mësuar me një punë të tillë.
A.B: Zotëri Pijetraj ne e dimë qe keni prejardhje Shqiptare mirëpo kam deshirë të ju pyes direkt, a e mbani veten si Shqiptarë:
L.P: Po unë nuk mund të mohoj origjinen time, prindërit e mij kanë lindur në Kosovë dhe unë mburrem që jam Shqiptarë por me falni se nuk di mirë gjuhën shqipe sepse kam lindur këtu dhe kam qenë vetem disa here në Kosovë.
A.B: Ju ne klubin tuaj keni shumë boksier, një ndër ta është edhe Mario Preskar, si po i shkojnë punët ati talenti të madhë dhe sa jeni i kënaqur me arritjet e tij?
L.P: Preskar është ardhmëri e kategorisë së rëndë, nuk jemi duke u ngutur, ai është vetem 22-vjeq dhe ka zhvilluar vetem 14 lufta dhe kariera e tij është në vijim. Ai e ka besimin nga i gjithë stafi ynë po edhe nga promoteri Don King i cili dëshiron që të ketë një kampion të bardhë në kategorinë e rendë, sespe kjo është dëshirë e tij mirpo edhe e gjithë e jonja. Ai më thoshte një here se kam besuar se polaku Andrew Golota do të jetë mirpo ai dështoi dhe tani kam besim te ky djalosh.
A.B: Si i keni raportet me Don King ?
L.P: Shumë të mira, ka besim tek unë dhe në punen time, besojmë që ky bashkëpunim të zgjasë.
A.B: Sa i njihni boksieret tanë që luftojnë nepër botë?
L.P: E njoh shumë mire Luan Krasniqin dhe Elvir Muriqin ?
A.B: Çka mendoni për te dytë ?
L.P: Mendoj se Luan Krasniqi ka luftuar shumë në boksin amator dhe këtu ka qene gabimi i tij, dhe i ka lejuar vetes që vllezërit Klitschko të jenë para tij. Po të hynte më heret në profesionalizëm, ai shumë më heret do të ishte kampion bote. Ndërsa për Elvir Muriqin mendoj se kam pasur punë me shumë boksier, kick-boksier etj, dhe karakter më të forte nuk kam pare, ai me te vërtet ka zemer të luanit dhe nuk frikësohet prej askujt. I kam pare dy lufta të tij drejtëpërdrejt, njërën e ka fitu tjetrën e ka humb. Njëra ishte me Sam Ahmad dhe tjetra me Danny Santiago. Ishte interesant se si ai u zgjua nga ato tre knock-down dhe fitoi, ishte e paparë deri atëhere, mirpo edhe ky do të arrite më shumë nëse do të ishte më shumë i fokusuar dhe më teper të punonte dhe mos t`a donte më shumë jeten se boksin. Harrova edhe një gjë të ju them se unë e kam ushtruar edhe kampionin botërorë në karate Enver Idrizin. E di që është interesante për ju t`a dini.
A.B: Zotëri Pijetraj, a keni për të thënë diçka për fund ?
L.P: Faleminderit shumë për telefonaten e juaj dhe t`ju pëkujtoj se në kampin tim ka qene një i ri shqiptar nga Maqedonia. Emri i tij është Nasi Hani dhe ka qene në përgaditje te unë dhe i uroj edhe nëpërmjet juaj suksese. Kam bërë përjashtim sepse unë nuk ushtroj amater mirpo kemi bërë një zgjidhje dhe besoj se ai pas kampionatit botërorë ose lojrave olimpike do të hynë në professionalizem dhe besoj do të kem një boksier të shquar shqiptar si Preskar.
A.B: Gjithsesei ashtu shpresojmë edhe ne dhe ju faleminderit shumë për modestin tuaj!
L.P: Jeni të mirëseardhur gjithmonë.
Artan Vërbica
15.09.2007




