Friday May 18

Albanian Boxing zgjodhi sportistët e vitit 2010

Lexuesit e webfaqës sonë kanë zgjedhur për herë të katërt radhazi boskierin dhe luftëtarin më të mirë të vitit. Besim Kabashi dhe Haxhi Krasniqi janë fituesit e vitit 2010. Kabashi doli i pari në kategorinë e luftëtarit, ndërsa Haxhi Krasniqi në atë të boksierit më të mirë.

Taiboskieri Shqiptarë Besim Kabashi, kampion i dyfishtë i botës arriti të fiton këtë mirënjohje nga lexuesit tanë dy herë me radhë, vë vitin 2009 dhe tani për vitin 2010, kurse boksieri 23 vjeqar Haxhi Krasniqi kurohet për herë të parë me një mirënjohje të tillë.

Besim Kabashi i kishte 5 konkurent të sporteve luftarake në kategorinë e tij dhe doli i pari me 47,1 %, në vëndin e dytë pas tij u rëndit Ilir Latifi (MMA) me 20,2 %, kurse në vëndin e tretë Xhavit Bajrami (Kampion i botës në I.S.K.A. Kikboks) me 13,4 %.

Në kategorinë e boksierit më të mirë të vitit 2010 konkuronin 10 boksier shqiptarë, 9 nga ata me vëndbanim në Diasporë. Konkurenca ndër boksierët ishte bindshëm më e madhe, Haxhi Krasniqi doli i pari me 33,8 %, Nuri Seferi u rëndit në vëndin e dytë me 29,2 % dhe në vëndin e tretë u ngjit shpresa e peshave të rënda Arnold Gjergjaj me 7 %.

Viti 2010 për kampionin botëror Besim Kabashi ka qenë tejet i suksesshëm, me 20 Mars 2010 Kabashi mbrojti njëherë titullin e botës në kategorinë e rëndë -95 kg, pastaj 6 muaj më vonë fitoj titullin e dytë të botës, atë të kategorisë super të rëndë +95 kg dhe fare në fund të vitit e mbrojti titullin e ri në një duel spektakular. Të 3 duelet e zhvilluara në 2010 Kabashi i fitoj me K.O.

Zgjedhja për boksierin më të mirë të vitit ka qenë edhe për lexuesit tanë e vështirë, sepse kishim një Nuri Seferi i cili në vitin 2010 u bë kampion Europian, një Sefer Seferi i cili vazhdoj serin e fitoreve, mbeti i pamposhtur dhe fitoj titullin WBF, poashtu një Haxhi Krasniqi i cili në 4 duele të zhvilluara në vitin 2010 u ndesh me 4 kundërshtarë shumë të vështirë dhe arriti shifren e 36 dueleve profesioniste në një moshë shumë të re.

Haxhi Krasniqi në Janar 2010 u ndesh me ish-sfiduesin e titullit Europian Alexander Sipos dhe papritmas shenoj fitore me KO, pastaj në Qershor arriti të fiton titullin internacional të Gjermanisë dhe në Tetor firmosi një kontrat afatgjatë me njërin nga Promotorët më të mëdhej në Gjermani. Duelet e Tetorit dhe Dhjetorit të vitit që e lamë pas ishin ndoshta më të rëndësishmet në karrierën e tij, Krasniqi i fitoj të dyjat bindshëm me poena dhe tregoj nga dueli në duel boks më të mirë. Rekordin që e ka Haxhi Krasniqi në moshen 23 vjeqare (34 fitore, 2 humbje), nuk e ka arrit asnjë boksier tjetër shqiptarë në këtë periudh kohore deri më sotë.

Kjo ishte hera e katërt që lexuesit e Webfaqes AlbanianBoxing.com zgjodhen më të mirët e vitit në sportet luftarake.

Fituesit e viteve të kaluara janë:

Boksierët:
Elvir Muriqi - 2007
Nuri Seferi - 2008
Disarjot Gashi - 2009

Luftëtarët:
Xhavit Bajrami - 2007
Kreshnik Rrustemi - 2008
Besim Kabashi - 2009

Redaksia Albanian Boxing falëndëron të gjithë pjesmarrësit e këti votimi dhe konsideron se përmes webfaqes sonë tifozët shqiptarë nga viti në vit po i mësojnë çdo herë e më mirë rregullat dhe rrethanat e sporteve luftarake.

Gjermani, 05.01.2010

Fotografi: Rene Cerny, Shtator 2010

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck