5 vite Albanian Boxing
Webfaqja jonë AlbanianBoxing.com u themelua në Nëntor të vitit 2005, tani kanë kaluar 5 vite nga fillimi i një epoke të re për sportet luftarake shqiptare. Nga një Webfaqe e thjeshtë AlbanianBoxing.com u shëndrrua në një Agjencion Profesional Sportiv!
"Para 5 viteve nuk kam paramenduar se ku do të jetë Albanian Boxing sot, të arriturat e Albanian Boxing kanë tejkaluar të gjitha parashikimet e mija dhe të shumë ekspertëve të mediave e sporteve luftarake" thot themeluesi i Albanian Boxing, 26-vjeqari Luan Dreshaj.
Webfaqja tani më e vjetër dhe më e madhe shqiptare e cila i përkushtohet 100 % sporteve luftarake dhe luftëtarëve shqiptarë anë e mbarë botës albanianboxing.com, është bërë një adresë e pashmangshme për secilin tifoz të këtyre sporteve, të sportistëve shqiptarë, të mediave shqiptare, por edhe e mediave të huaja.
Ne gjithashtu kemi arritur të zgjojmë interesin për këto sporte edhe tek individ të tjerë, të cilët më parë nuk kanë qenë adhurues apo nuk i kanë njohur fare sportet luftarake. Me perkushtimin tonë dhe me prezantimin e luftëtarëve shqiptarë kemi arritur në njëren anë të fitojmë tifoz për këto sporte dhe nga ana tjetër ti afrimojmë sportistët shqiptarë të cilët jetojnë në shtetet të jashtme dhe nuk mbështeten nga Televizionet shqiptare.
Në 5 vite punë me Albanian Boxing kam hasur në shumë befasira, qofshin ato pozitive apo edhe negative! Kam raportuar nga më shumë se 30 vënde të ndryshme të Europës duke udhëtuar kështu më shumë se 10.000 Kilometra dhe duke shikuar LIVE më shumë se 50 Evenimente të Boksit e Kikboksit kryesisht me Shqiptarët e Ringut, por nuk na kanë munguar edhe ato Evenimentet e mëdhaja ku luftonin Vëllezërit Klitschko, Luan Krasniqi, Felix Sturm, Lamon Brewster, Nicolay Valuev, Arthur Abraham etj.
Albanian Boxing sot numron një numër të madhë të bashkëpuntorëve, disa kan qenë aktiv në një periudh të caktuar, disa janë akoma dhe natyrisht se numri i tyre do të rritet vazhdimisht. Ne deshirojmë ti falënderojmë të gjithë ata që na kanë përkrahur dhe do na përkrahin edhe më tutje, një falëndërim i veqant i takon kolegut Artan Vërbica i cili ka qenë pjes e jona nga fundi i vitit 2006 deri në vitin 2009 gjithashtu kolegëve Avdyl Salihu, Hysen Metaj, Bashkim Mertiri, Eroll Popova etj.

Shikueshmëria e webfaqes sonë është rritur nga viti në vitë dhe ka marë permasat e një webfaqjeje të shteteve Europiane. Deri tani kemi pasur afër 5 Milion klikime, vetëm në vitin 2009 kemi pasur 1,1 Milion klikime - grafika më lartë dëshmon këto shifra.
Albanian Boxing nuk e ka ndërmend të ndalet, ne kemi edhe shumë e shumë ideja dhe plane të tjera me Agjencionin tonë. Shpresojmë se do marim përkrahjen tuaj edhe më tutje dhe ju garantojmë që sa më shumë që ju të ta vizitoni ne, aq më shumë befasira do të kemi ne për ju!
AlbanianBoxing.com
01.11.2010




