17. Korrik: Seminar publik me Besim Kabashin
Kampioni botëror i Kikboksit Besim Kabashi deshiron ti ndanë aftësitë e tij me talentet e ri Shqiptarë. Kabashi do të udhëton për në Kosovë enkas për një ditë shkollimi (SEMINAR) me sportdashësit Shqiptarë, nga Mynihu i Gjermanisë.
Me datë 17 Korrik, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet seminari i parë i këti niveli ku mund të marrin pjesë Kikboksier dhe Trajner të Kikboksit nga të gjitha Viset Shqiptare.
Trajneri i klubit të Kikboksit "LEO DE SNOO Prishtinë" Gasper Kaçinari, bën të ditur për albanianboxing.com se me datën 17 Korrik nga ora 12:00 janë dyert e hapura në Pallatin e Rinisë dhe e mirëpresin çdo pjesmarrës.
Raste të tilla, ku ligjeron një Kampion bote, nuk do të ketë shpesh në Kosovë. Kikboksieri Shqiptarë me prejardhje nga Istogu (Burim) i Kosovës me këtë aktë deshmon se ka shpirt sportiv dhe deshiron që në të ardhmën të ketë pasardhës të cilët do i tejkalojnë sukseset e tij që nuk janë të pakta.
Kabashi në Shtator të këti viti do të ketë sfidën e radhës, do të lufton për titullin vakant (WKA) të botës në kategorinë super të rëndë +95 kg.
AlbanianBoxing.com
30.06.2010




