Ekskluzivitet: Videomaterial i Legjendave Shqipëtare
AlbanianBoxing.com paraqet për boksdashësit Shqipëtarë materiale të vjetra filmike nga klubi i boksit të Prishtinës i cili bëri bujë të madhe në kohën e ish-Jugosllavisë, të papara ndonjëherë në internet. Ne e falënderojmë federaten e boksit amator të Kosovës
dhe ish bashkpuntorin tonë Artan Vërbica që i siguruan këto inxhizime të hatashme të Televizionit të Prishtinës enkas pë redaksinë e AlbanianBoxing.com
Me publikimin e këtyre materialeve në Youtube dhe AlbanianBoxing.com deshirojmë që secili boksdashës Shqiptarë të ketë mundësi ti njofton rrënjet e boksit kosovar, le ta sheh edhe e mbarë bota se ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim LUFTËTARË.
Duelet që i kanë zhvilluar boksierët Shqipëtarë në vitet e 70-a dhe të 80-a janë histori, ne sot shumë rrallë kemi mundësi të shohim duele të tilla - si në arenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.




