Friday May 18

Gazeta Express vodhi lajmin e AlbanianBoxing.com

Gazeta e përditshme kosovare "Gazeta Express" njëra prej të më njohurave në Kosovë dhe rajon, kopjon sërish një lajm të boksit nga albanianboxing.com pa të drejta ligjore dhe publikon atë ne webfaqen gazetaexpress.com sikur të ishte kjo pronë e tyre.

Fjala është për lajmin e luftës së fundit të boksierit shqiptarë Haxhi Kransiqi ku gjithashtu ne kishim shpallur edhe rezultatin e luftës Dobroshi vs. Kiselevs. Ne kete artikull e quajtem "Krasniqi dhe Dobroshi korrin suksese ne Gjermani" dhe e publikuam me date 23 Janar vetem disa ore pas perfundimit te duelve te tyre sepse kishin reporteret tane ne te gjitha keto evenimente andaj arritem te sigurojme rezultatet menjehere.

Kurse Gazeta Express e publikoj te njejtin lajme dy dite me vone ne webfaqen e saj zyrtare me titullin "Krasniqi mposht Siposin" vetem se e kishin ndryshuar lajmin tone minimalisht.

Ketu mund ta hapni ate link:
http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/23484/C7/C27/

Eshte turp i madhe se ata as nuk e kan cekur burimin e lajmit e lereme se nuk kishin kerkuar leje nga redaksia jone per lajmin te cilin e kane kopjuar haptas. Gjithashtu eshte e dyshimte se edhe fotografia e sportistit Haxhi Krasniqi eshte e kopjuar nga Faqja jone dhe Gazeta Express nuk i gezon te drejtat publike te saj.

Kjo nuk eshte hera e pare se ne kemi verejtur nje gje te tille, Gazeta Express edhe me pare ka shkelur ligjin e te drejtes se autorit.

AlbanianBoxing.com me kete lajm informon edhe njehere te gjitha mediat shqiptare por edhe te huaja se rast te kopjes se lajmeve, fotove dhe materialeve tona duhet domosdoshmerisht te komunikohet me redaksine tone, ne rast te kundert do te konfrontohen me ligjin e shtetit ku e kane bere ate veper penale.

Kastriot Demi
05.02.2010

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck