AlbanianBoxing me Design të ri
Sapo ka filluar viti 2010, viti i pestë që është themeluar ajgencioni sportiv albanianboxing.com dhe sot kemi nderin të prezantojmë pamjen e pestë të kësaj faqje elektronike.
Ky Design i ri dëshmon edhe njëherë cilësin e agjencionit të parë shqiptarë për sportet luftarake dhe vullnetin e kësaj redaksie, e cila vepron gjithnjë në favor të sportistëve shqiptarë dhe të adhuruesve të këtyre sporteve.
Emra të ndryshëm të boksierëve e kikboksierëve të ri shqiptarë të pandëgjuar diku tjetër, u promovuan dhe u prezantuan për herë të parë në albanianboxing.com në një portal elektronik ku kanë çasje miliona shqiptarë anë e mbarë botës. Promovimi për ata sportist të ri ishte dhe do të jetë gjithnjë i dobishëm në këtë faqe, sepse mediat televizive shqiptare nuk bëjnë shumë punë në atë drejtim dhe nuk i përkrahin sportet luftarake siq do te duhej.
Nëse e krahasojmë futbollin me sportet luftarake, është një turp i madhë për mediat shqiptare televizive të cilat paguajnë qindra e mira EURO për transmetime të lojrave të huaja nga "Champions League" apo "UEFA CUP", ndërsa për shqiptarët të cilët luftojnë nëpër ringjet europiane dhe botërore nuk jipet as nji CENT.
Andaj është redaksia jonë shumë krenare për mundësitë që i ka ofruar sportistëve tanë që nga viti 2005 dhe ka arritur ti bën të njohur disa nga ata tek opinioni shqiptarë. Deri në ditën e sotme kemi pasur më shumë së 2 Milion vizitorë në këtë faqe dhe ky numër është dukshëm në rritje.
AlbanianBoxing mirëpret çdo sponzor shqiptarë që dëshiron të ndihmon këtë sport. Një kontakt të mundshëm do ta krijoni përmes adresës elektronike
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Kastriot Demi
10.01.2010




