Friday May 18

AlbanianBoxing.com shpall Luftëtarët e vitit 2009

31.12.2009 - Boksieri më i mirë Shqiptarë i vitit 2009 u shpall Disarjot Gashi, ndërsa Kikboksieri më i mirë u shpall Besim Kabashi.

 

Vitzitorët tanë kanë votuar prej 15 - 30 Dhjetor për Boksierin dhe Kikboksierin Shqiptarë më të mirë të vitit.


Mirënjohjen për Boksierin më të mirë të vitit 2009 e ka fituar Boksieri i peshave gjysëm të mesme nga Kosova Disarjot Gashi i cili në vitin 2009 filloi karrierën e tij profesioniste dhe arriti të fiton të gjitha duelet e zhvilluara dhe të gjitha me KnockOut, gjithsejt 7 duele, 7 fitore (7KO).

Edhe në këtë vitë kishte lexues të cilët kishin votuar vetëm për boksierin më të mirë apo për kikboksierin më të mirë e jo për të dytë, andaj kemi shuma të ndryshme të votave.

Për Disarjot Gashin kanë votuar afër 9.700 vizitorë apo 59% nga pjesmarrësit e kësaj zgjedhjeje, ndërsa për kikboksierin Besim Kabashi kishte 7.100 vota apo 89% nga gjithsejt 7.977 lexues.


Besim Kabashi në vitin 2009 ka zhvilluar 4 duele dhe i ka fituar të gjitha, 2 fitore me KnockOut, 1 me poena kurse 1 fitore me diskualifikimin e kundërshtarit. Tre nga ato ndeshje ishin të vlefshme për titullin WKA të botës në Thaibox për peshat -95 kg, Kabashi i fitoi të gjitha dhe arriti kështu të mban titullin e kampionit të botës të cilin e kishte fituar me 13 Dhjetor 2008. Dueli i fundit i Besim Kabashit, kundër kampionit Kinez Li Jixiang ishte një prej luftave më të forta të zhvilluara ndonjëherë në Gjermani të cilën e fitoi kikboksieri kosovarë me ndërprerje në raundin e katërt.


AlbanianBoxing.com për herë të tretë shpall boksierin dhe kikboksierin profesionist Shqiptarë më të mirë të vitit dhe i nderon sportistet me mirënjohje të drejtpërdrejt nga tifozët Shqiptarë të cilët patën mundësinë të marin pjesë në këtë zgjedhje përmes adresës sonë elektronike.

Fituesit e viteve të kaluara ishin:

Boksierët
Elvir Muriqi, 2007
Nuri Seferi, 2008

Kikboksierët
Xhavit Bajrami, 2007
Kreshnik Rrustemi, 2008


Redaksia AlbanianBoxing.com i uron të gjithë lexuesve VITIN E RI 2010 dhe i falënderon ata për mbështetjen e dhënë në vitin që po e lëmë pas.

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck