Friday May 18

Ylli Ndroqi ze vendin e Hamdi Ukes

Federata Shqiptare e Boksit Profesionist SH.SH.B.P shpalli me date 24 Dhjetor 2009 presidentin e ri te saj.

 

 


Ne nje ceremoni solemne ne ambientet e hotel *SHERATON* ne prani te mjaft personaliteteve te sportit por edhe te te tjereve nga bota e medias, politikes dhe te artit, presidenti i deritanishem i boksit profesioniste te Shqiperise z. Hamdi Uka njoftoi largimin e tij nga ky post dhe zevendesimin e tij me biznesmenin e njohur  Ylli Ndroqi, i njohur ne Shqiperi si promotori i boksierit Kreshnik *The Eagle* Qato.

Po kush eshte Ylli Nroqi?
Ai eshte president i kompanise *Yldon* qe ka ekskluzivitetin e pijes energy drink dhe birres grolch ne Shqiperi dhe pak kohe me vone president i nje prej televizioneve me te suksesesshem te vendit *Ora News*.  Nuk ka as nje lidhje me boksin, por i gjendur rastesisht ne Londer u njoh me Qaton dhe qe ne ate kohe nuk ju nda veprimtarise se tij, duke e shoqeruar ate ne ndeshjet ne Londer, ne Washington, ne Berlin, Tirane etj.

Duke pare kete e veprimtari Federata Shqiptare e Boksit, i propozoi atij postin e presidentit te saj qe z.Ylli e pranoi me kenaqesi, duke premtuar se
do ta çoje perpara boksin shqiptar ne Europe e ne Bote. Natyrisht ky eshte shembulli me i shkelqyer i ndihmes qe i jep sportit nje biznesmen i
suksesshem e patriot, shembull qe duhet ta ndjekin edhe te tjere ne Shqiperi e Kosove.

Takimin e pershendeti dhe Ministri i Turizmit , Kultures, Rinise e Sporteve te Shqiperise z. Ferdinant  Xhaferri.

Tashme z. Ndroqi do ti duhet te hedhe syte jo vetem tek boksieret shqiptare ne Shqiperi por edhe tek ata qe boksojne ne Europe e ne Bote. Nese ate qe ka
bere me Qaton do ta beje edhe me te tjeret do te jete nje mrekulli. Organizimi qe ai i beri ndeshjes se *The Eagle* ne 4 prill 2008 ne Tirane
ishte nje shembull i persosur qe tregoi se edhe shqiptaret jane po aq te zot sa me te perparuarit e Europes. Kembanat po tingellojne bukur per boksin, ky
eshte nje lajm i mire!

Shoqata Shqiptare e Boksit Profesionist eshte themeluar 5 vjet me pare ne vitin 2004. Ne krye te kesaj federate deri tani ka qene Hamdi Uka. Ne vitin
2007 kjo federate eshte pranuar si antare me te drejta te plota ne EBU.

 


Per AlbanianBoxing.com
Bashkim Mertiri
Tiranë

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck