Friday May 18

Kuriozitet: Pacquiao stërvitet pranë Flamurit Shqiptarë

Njëri ndër boksierët aktual më të famshëm në botë Manny Pacquiao fotografohet nga Chris Farina (TOP Rank) pranë Flamurit Kombtarë Shqiptarë.

 

 

 

Në një ditë stërvitjesh në Hollywood të Amerikës pikërisht në klubin "Wildcard Boxing Club" është bërë një fotografi e boksierit Filipinas "Kampion Bote" dhe rastësisht kemi vërejtuar këtë foto me simbolin më të madhë Shqiptarë, Flamurin Kuq e Zi.

Kjo fotografi u botua në shumë gazeta e revista në mbarë botën nga dita e djeshme dhe solli kështu në kryefaqe për herë të parë, pranë një kampioni të botës në boks, Flamurin Kombtarë Shqiptarë.

Manny Pacquiao aktualisht gjindet në pregatitje për duelin e ardhshëm shumë të vështirë që do ta ketë me 2 Maj në Las Vegas kundër anglezit Ricky Hatton.

Ndryshe Redaksia AlbanianBoxing.com për këtë kuriozitet shumë të bukur dhe të lumtur për tifozët Shqiptarë, kërkon personin i cili ka vendosur Flamurin Shqiptarë në atë palestër sportive të Hollywood-it dhe me këtë shkrim bëjmë të njohur se ai person do të ndërohet me një MIRËNJOHJE si Tifozi më i madhë i vitit 2009.

Luan Dreshaj
10.03.2009

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck