Friday May 18

AlbanianBoxing.com shpall Luftëtarët e vitit 2008

Boksieri më i mirë Shqiptarë i vitit 2008 u shpall Nuri Seferi, ndërsa Kikboksieri më i mirë u shpall Kreshnik Rrustemi.

 

 

 

Vitzitorët tanë kanë votuar nga data 24 Dhejtor deri me datën 15 Janar për Boksierin dhe Kikboksierin Shqiptarë më të mirë të vitit. Mirënjohjen për Boksierin më të mirë të vitit 2008 e ka fituar Boksieri i peshave Cruiser nga Maqedonia Nuri Seferi i cili në vitin 2008 e zhvilloj luftën më të madhe në karrierën e tij kundër ish-kampionit të botës Herbie Hide si dhe disa duele të tjera të cilat e sollen në pozitën Nr. 18 të ranglistës (EBU) Europiane .

Për Nuri Seferin kanë votuar afër 8.500 vizitorë apo 67% nga pjesmarrësit e kësaj zgjedhjeje, ndërsa për kikboksierin Kreshnik Rrustemi ka pasur 5.600 vota apo 59% nga gjithsejt 100%.

Kreshik Rrustemi në vitin 2008 ka bërë bujë të madhe në arenën ndërkombtare të kikboksit, ai me fitoret që i arriti në këtë vitë e siguroj edhe një vënd për pjesmarrje në K-1 World Grand Prix ku do të fillon nga muaji Shkurt i vitit 2009, ndërkohë Kreshnik Rrustemi është bërë kikboksier i klubit shumë të mirënjohur në Holandë "Show Time".

AlbanianBoxing.com për herë të dytë shpall boksierin dhe kikboksierin profesionist Shqiptarë më të mirë të vitit dhe i nderon sportistet me mirënjohje të drejtpërdrejt nga tifozët Shqiptarë të cilët patën mundësinë të marin pjesë në këtë zgjedhje përmes adresës sonë elektronike.


Redaksia AlbanianBoxing.com
16 Janar 2009

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck