Friday May 18

Fjala e fundvitit

30.12.2008 - Në vitin që po e lëm pas, boksierët profesionist Shqiptarë kanë arritur suksese të mëdha në mbarë botën, duke luftuar në ringje të Amerikës, Austrisë, Belgjikës, Gjermanisë, Italisë Turkisë, Zvicrës etj.

 

 

 


Viti 2008 filloj me një triumf nga Faruk Shabani i cili me 26 Janar fitoj kundër italianit, Italo Brussolo, vetëm një ditë më vonë në Austri debutoj me sukses në boksin profesionist Shpëtim Shala. Më pastaj rikthehej Elviri Muriqi në ringun Amerikanë duke nokautuar Jameel Wilson me 31 Janar në Bronx të New York-ut.

 

Me suksese kanë vazhduar boksierët Shqiptarë edhe në muajt vijues, për faktin se shumica e tyre ishin akoma në fillim të karrierës profesioniste, nuk kishte shumë duele titullare, prandaj vlen të veçohen duelet e Nuri Seferit mbi 12 raunde të vlefshme për tituj internacional kundër Josip Jalusic (Maj 2008) dhe kundër ish-kampionit të botës në peshat e rënda Herbie Hide (Korrik 2008).

 

Lufta Hide vs. Seferi e transmetuar LIVE nga disa Televizione sportive në mbarë botën i solli rrespekt arenës ndërkombtare për boksierin Shqiptarë i cili u paraqit në ring me flamurin Kombtarë Kuq-e-Zi. Në këtë duel Seferi nuk e fitoj titullin (për shkaqe të pakjarta nga ana e gjyqtarëve), por ai me luftën që e tregoj kundër njërit ndër boksierëve më të mirë në botë të peshave „Cruiser“ me rekordin 43-4-0 i fitoj zemrat e tifozëve të boksit në mbarë botën dhe kjo është nganjëherë më e rëndësishme se të fitosh një titull. Këtu dua t´ju kujtoj se legjenda më e madhe e boksit Muhammad Ali deshironte gjithmonë të ishte kampion i zemrave, e ai këtë e ka arritur edhe me humbje.

 

Ndërkohë, boksierët tjerë profesionist si Haxhi Krasniqi, Petrit Dobroshi, Sefer Seferi & Kreshnik Qato ishin të suksesshëm pothuaj gjat tër vitit duke fituar të gjitha sfidat që kishin. Poashtu nuk n´a kanë munguar sukseset as në kikboks, yjet tanë si Xhavit Bajrami, Besim Kabashi, Mikel Colaj, Albert Kryeziu etj. kanë dalë gjithnjë fitimtarë. Në këtë vitë kemi pasur edhe nje debutim të rëndësishëm në kikboks, 24 vjeqari Kreshnik Rrustemi nga Peja startoj me sukses në peshat e rënda.

 

Ngjarja më e hidhur e vitit ishte padyshim humbja e Luan Krasniqit me 15 Nëntor, ish kampioni Europianë iu afrua kështu fundit të karrierës në këtë vitë.

 

Pikërisht me 28 Nëntor vëllëzerit Seferi kremtuan festën e Flamurit me fitore në Shkup e më pastaj edhe në Burgdorf të Zvicrës duke mbyllur kapitullin 2008 me suksese të merituara.

 

Redaksia jonë ishte prezente në më-shumë se 10 Evenimente të këti viti, qofshin ato në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri apo Gjermani. Kështu arritëm të përmbyllim edhe vitin e tretë me lajmet më të shpejta dhe më të sigurta në arenën Shqiptare falë kontributit të bashkpuntorëve të mi Artan Vërbica, Avdyl Salihu, Hysen Metaj & Eroll Popova.

 

Ndërsa për promovimin e agjencionit tonë kemi për të ju falënderuar televizionit ALSAT, RTK & SuperSport sikurse edhe gazetës Express, Koha Ditore, KOHA Maqedoni dhe shumë e shumë mediumeve tjera Shqiptare dhe ndërkomtare. Poashtu jemi shumë mirënjohes dhe krenarë për ndërimet qe kemi marë në këtë vitë nga federata e boksit Shqiptarë dhe Kosovarë.

 

Krahas lajmit në gjuhen Shqipe kemi arritur të themelojmë në këtë vitë edhe një Website të ri (GoldenFights.com) ku ju paraqesim risit e boksit Shqiptarë & Internacional në gjuhen gjermane, kështu bëhët i mundur, promovimi i boksierëve Shqiptarë edhe në nivelin ndërkombtarë.

 


Çka do të n´a sjellin Shqiptarët e Ringut në vitin 2009?


Para pak ditësh ju kemi njoftuar se një boksier Shqiptarë „gjigand“ do të debutoj në boksin profesionist, pikërisht në peshat e rënda ku kemi nevojë të madhe për rritje të numrit, ky është Bedarin Toma, i rënd rreth 120 kg dhe i gjatë 1,96m nga i cili presim sukseset e para në vitin 2009, poashtu në vitin 2009, do të rikthehet në ring boksieri tjetër i peshave të rënda Ervis Jegeni i cili është 1,85m i gjatë por shumë më i lëvizshëm edhe se peshon plot 110kg.


Ndërsa me padurim po e presim duelin Muriqi vs. Woods që do te zhvillohet me 14 Shkurt në Europë. Elvir Muriqi është kandidati kryesor për titullin e botës në vitin 2009. Ndërsa për brezin Europianë në vitin 2009 sfiduesit e mundshëm janë Faruk Shabani dhe Nuri Seferi. Pra viti 2009 do të jetë plot surpriza, nuk deshiroj tani ti zbuloj të gjitha, por ju mund të jeni të sigurt se gjithnjë do të lajmrohëni me saktësi dhe kohë të duar.


Në vitin 2009 kikboksieri Shqiptarë Kreshnik Rrustemi do të paraqitet për herë të parë në turneun presigjioz K-1 dhe besoj se do të korr suksese.

Në arenën ndërkombtare, vitin 2009 në peshat e rënda do t´a dominonë anglezi David Haye i cili lufton në muajin Qershor sëpari kundër Vitali Klitschko e mëpastaj kundër Wladimir Klitschko pak muaj më vonë. Gjithashtu jamë i bindur se edhe në Amerikë do të kemi surpriza të mëdha në vitin 2009.


Në emër timin dhe në emër të redaksisë AlbanianBoxing.com
***I UROJ VITIN E RI 2009*** të gjithë lexuesve tonë.

Dëshiroj që ky të jetë një vitë i mbarë për JU.



Mirëmbetshi,


Kryeredaktori
Luan Dreshaj

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck