Rezultate nga fundjava 35/2011
Të Shtunen me 3 Shtator në Liezen të Austrisë doli në ring boksieri shqiptarë Petrit Mazrekaj i cili shenoj fitoren e katërt më radhë në boksin profesionist. Mazrekaj ka filluar karrierën para 6 javësh dhe në një kohë rekord i ka shenuar 4 duele, 4 fitore, 3 me KnockOut.
Petrit Mazrekaj është vetëm 19 vjeçar, ai lufton në kategorinë super të mesme dhe jeton në Villach të Austrisë. Me datë 15 Tetor Mazrekaj do të ngjitet sërish në ring, kundërshtarët e tij janë natyrisht të barabartë, poashtu të ri në boksin profesionist.
Në mbrëmjen e 3 Shtatorit në Cuxhaven të Gjermanisë kishte një eveniment me 10 duele profesioniste, ndër ato veqojmë duelin Manuel Charr vs. Serdar Uysal, këtë duel e fitoj Manuel Charr në raundin e parë. Gjithashtu fitimtar doli numri 13 i botës në kategorinë Cruiserweight, Kai Kurzawa, i cili u ndesh me Marko Angermann dhe fitoj me KO teknike në raundin 2.
Duele me pjesmarrje më të madhe të boksierëve shqiptarë do të ketë rreth fundit të muajit Shtator.
AlbanianBoxing.com
05.09.2011




