Friday May 18

Manuel Charr hyn në TOP15-shen e botës

Boksieri gjerman me prejardhje siriane Manuel Charr i njohur si "Diamond-Boy" në Gjermani, është rënditur në muajin Gusht 2011 në Nr. 13 të botës në federatën WBA si dhe në Nr. 14 në federatën IBF në peshat e rënda. Charr ëshë 115 kg i rëndë dhe 1,93 i gjatë, një kampion i ardhshëm i botës?

Manuel Charr duelin e radhës do ta zhvillon me 3 Shtator në Cuxhaven të Gjermanisë, por ai e ka në mëndje titullin e botës. Kampioni i botës i sapo kuruar nga WBA Alexander Povetkin është kundërshtar i përshtatshëm për Charr, ai do luftonte kundër Povektin me shumë kënaqësi dhe është i bindur në fitore, kështu është shprehur Charr në një bised me AlbanianBoxing.com

Charr është boksier i klubit Sturm-Boxpromotion siç është edhe Gjetan Keta e Petrit Dobroshi dhe është i miqësuar edhe me boksier të tjerë shqiptarë. Ndryshe, Charr i ka besuar punën kompanisë shqiptare për Marketing në Gjermani ONIC WEBDESIGN - ai është njëri ndër sportistët më të dalluar në Gjermani, i njohur për paraqitje spektakulare në ring dhe luftra të egërsuara. Në webfaqen e tij zyrtare www.manuel-charr.de mund të ndëgjohen dhe të shkarkohen 9 këngët të cilat janë nga këngëtarë të ndryshëm të estrades gjermane dhe janë komponuar për boksierin e peshave të rënda DIAMOND BOY (Manuel Charr).

AlbanianBoxing.com
29.08.2011

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck