Friday May 18

Teddy Atlas mposhti trajnierin gjerman Michael Timm

Mbrëmë në Erfurt të Gjermanisë u boksua për titullin WBA të botës në peshat e rënda në mes të rusit Alexander Povetkin dhe usbekistanasit Ruslan Chagaev, por beteja u diktua nga trajnierët e atletëve dhe fitues doli amerikani Teddy Atlas!

Kur ndeshën dy ish-kampion të botës të boksit amator, lufta e fort është e garantuar gjithnjë, këtë e pamë mbrëmë në luften Chagaev vs. Povetkin, ata e zhvilluan njëren ndër luftrat më spektakulare të viteve të fundit në kategorinë e rëndë, Povetkin ishte duke e prirë duelin me një epërsi të vogel deri në raundin e pestë, por Chagaev e ndryshoj kahjen kësaj beteje në raundin e gjashtë duke e goditur fuqishëm rivalin e tij me doren e majtë disa here, edhe raundi i shtatë shkoj në favor të ish-kampionit të dyfishtë të botës Chagaev.

Ndërkohë u rikthye mirë në lojë boksieri rus i cili u motivua maksimalisht nga trajnieri i tij amerikan Teddy Atlas, Povektin vazhdoj të punon më shumë, Chagaev disi e humbi besimin në fitore edhe se ishte gjithnjë i rrezikshëm me goditjet e tij të majta.

Të dy boksierët ishin të stërvitur mirë, këtë e pamë të gjithë, andaj edhe zgjati dueli 12 raunde, asnjëri e astjetri nuk u dorzua edhe se moren goditje tronditëse, por Povektin ishte definitivisht me 3 raunde në epërsi dhe e fitoj duelin bindshëm me poena nga 3 gjyqtarët e luftës, mirëpo si arriti Povetkin të këndillet nga goditjet mbrelënse në raundin e gjashtë dhe si e humbi besimin në fitore Chagaev?

Sipas kryeredaktorin tonë Luan Dreshaj këtë duel e kanë vendos trajnierët! "Tranjieri me renome botërore Teddy Atlas i ka meritat më të mëdhaja të kësaj fitorje për rusin Povektin, Atlas arriti të nxjerr pikat e fundit të energjisë së nxënësit të tij duke i folur atij në pauza me fjalët e duhura edhe se në mes të këtyre dyve agon gjithnjë një përkthyes për shkak të gjuhëve të ndryshme. Ishte diçka e jashtëzakonshme kur ai i përmendi nxënësit të tij të Atin e vdekur, dhe i kërkonte fitore për të Atin e tij, kërkonte që ai të jetë i fort dhe të lufton për ta realizuar ëndrrën e tij, kjo e motivoj maksimalisht boksierin rus, andaj rezultoj fitorja", kështu Luan Dreshaj

"Ndërkaq, në këndin e Ruslan Chagaev e pamë Michael Timm-in e vjetër, i cili meritat e tij zakonisht i humb në momente të tilla, kur boksierët e tij janë në gjendje kritike ai nuk di ti motivon ata, për mëndimin tim Chagaev ka qenë në gjendje të fiton duelin në raundet e mesme para kohe, por nuk punoj sa duhet dhe nuk e shrytëzonte të gjithë kapacitetin që e ka, ndërsa Michael Timm nuk arriti të ndihmon boksierin e tij, përkundrazi ai e vështronte atë si një humbës pa përfunduar dueli ende dhe ky ishte dallimi i madhë në mes të dy trajnierëve", vazhdoi kryeredaktori Luan Dreshaj.

Alexander Povetkin tani mund të quhet kampion bote, edhe se kjo federatë titullin e superkampionit ia ka dhënë boksierit ukrainas Wladimir Klitschko, për të unifikuar kampionin e vërtetë kishte qenë mirë që këta dy boksier të ndeshën në mes veti dhe të caktohet vetëm 1 kampion.

AlbanianBoxing.com
28.08.2011

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck