Karoly Balzsay bëhet kampion bote sërish
Boksieri i talentuar hungarez Karoly Balzsay, 32 vjeçar, arrin të bëhet kampion bote në kategorinë super të mesme për herë të dytë. Balzsay e mposhti mbrëmë ukrainasin Stanyslav Kashtanov në vëndin e tij dhe e fitoj kështu titullin vakant të federatës së lashtë botërore WBA.
Për herë të parë Balzsay u bë kampion bote me 10.01.2009 në Magdeburg të Gjermanisë kundër Denis Inkin. Atëherë kishte fituar titullin WBO dhe e kishte mbrojtur 1 herë me sukses, por në mbrojtjen e dytë hungarezi deshtonte ndaj gjermanit Robert Stieglitz.
Karoly Balzsay është boksier i klubit, tani të vogël gjerman, Universum Box-Promotion dhe njëri ndër talentet më të mëdhej që ka Hungaria.
Dueli i mbrëmshëm në mes të Balzsay dhe Kashtanov ka qenë një duel i nivelit të lartë të boksimit i cili zgjati 12 raunde, gjyqtarët e shallën fitues hungarezin me rezultatet 115:113 - 115:114 - 116:111. Kjo ishte fitorja e 24-të në 26 duelet e Balzsay, ndërsa për Kashtanov ishte humbja e parë në 29 duele profesioniste.
AlbanianBoxing.com
27.08.2011




