Dueli i artë në Supermiddleweight: Stieglitz vs. Kessler
Me 5 Nëntor në Kopenhagen të Danimarkës do të zhvillohet një nga duelet më interesante të vitit 2011 në kategorinë super të mesme. Kampioni WBO i botës Robert Stieglitz do të mbron titullin e tij kundër ish kampionit të shumëfisht të botës dhe pjesmarrësit të Super Six Tournament Mikkel Kessler.
Robert Stieglitz nga klubi gjerman SES-BOXING dhe Mikkel Kessler nga klubi Sauerland Event do të ndeshen në stadiumin e futbollit Parken, në kryeqytetin danez. Kopenhaga është vëndlindja dhe vëndbanimi i 32 vjeçarit Mikkel Kessler, ai është një legjend e gjallë e peshës super të mesme, Kessler në 46 duele ka dalë 44 herë fitues.
Por edhe gjermani Robert Stieglitz ka një karrierë të shkëlqyer, ai ka 42 duele profesioniste, 40 fitore dhe vetëm 2 humbje. Stieglitz është tani 2 vite kampion bote dhe ka arritur të mbron titullin 4 herë me sukses.
Mikkel Kessler ishte një nga pjesmarrësit kryesor në Super Six Tournament në vitin 2009 dhe kandidat për fitoren e këti turneu prestixhioz, por një lëndim i ndërlikuar në sy e ndali kampionin danez në vitin 2010. Me 4 Qershor 2011 Kessler është rikthyer në ring pas 14 muajve pauzë.
Dueli Stieglitz vs. Kessler do të zhvillohet me 5 Nëntor dhe do të transmetohet në televizionin gjerman ARD si dhe në dhjetra televizione të tjera botërore.
AlbanianBoxing.com
19.08.2011




