WBA World: Ruslan Chagaev vs. Alexander Povetkin
Për titullin e sapo fituar të kampionit Wladimir Klitschko do të luftojnë dy boksier të tjerë nga ish-bashkimi sovjetik. Ruslan Chagaev nga Usbekistani dhe Alexander Povetkin nga Rusia.
Me datë 27 Gusht në Erfurt të Gjermanisë do të zhvillohet lufta për titullin WBA të botës në kategorinë e rëndë.
Këtë titull deri me 2 Korrik e mbajti anglezi David Haye, pastaj e fitoi Wladimir Klitschko, ndërsa tani Federata WBA e ka shpallur këtë titull vakant dhe e ka emëruar Wladimir Klitschko-n Superkampion të Federatës WBA, ky është një veprim i menduar ekonomikisht nga Federata WBA sepse sa më shumë tituj që i japin aq më shumë mjete marin.
Ish-kampioni i botës Ruslan Chagaev merë tani një shansë të re për tu bërë edhe njëherë kampion bote, ndërsa rusi 31 vjeçar Alexander Povetkin do të lufton për herë të parë për një titull bote në peshat e rënda.
Në këtë mbrëmje boksi në Erfurt do të zhvillohet edhe një duel tjetër interesant në peshat e rënda në mes të finlandezit Robert Helenius dhe bjellorusit Siarhei Liakhovich.
AlbanianBoxing.com
26/07/2011
Foto: AlbanianBoxing.com




