Friday May 18

Parashikimi i duelit Haye vs. Klitschko

Nesër mbrëma në stadiumin (HSV ARENA) e futbollit të qytetit gjerman HAMBURG do të zhvillohet dueli më i rëndësishëm i dekadës së fundit në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Aty do të ndeshen dy kampion bote për 3 tituj nga 4 më të rëndësishmit në botë.

Anglezi DAVID HAYE dhe ukrainasi WLADIMIR KLITSCHKO janë protagonistët kryesor të këti dueli, David Haye mban titullin më të vjetër të rruzullit WBA ndërsa Wladimir Klitschko mban 2 tituj më të ri IBF dhe WBO sikurse edhe një titull i cili nuk ka ndonjë domëthënje të madhe IBO. Pra me rëndësi në këtë duel janë titujt WBA, IBF dhe WBO. Titullin e katërt të botës në peshat e rënda WBC e mban Vitali Klitschko i cili mund të jetë kundërshtari i radhës i anglezit David Haye, nëse ky i fundit arrit të rrëzon vëllain e vogël Wladimir Klithscko.

Kush do ta fiton duelin e 2 Korrikut, David Haye apo Wladimir Klitschko?

Kjo është një pyetje e cila i mundon shumë tifoz të boksit dhe nuk është e lehtë të përgjigjet. Wladimir Klitschko është tani e 7 vite i pamposhtur, ka fituar 55 nga gjithsejt 58 betejat e tij në boksin profesionist dhe shumë tifoz të boksit ka fituar bindjen se ai është një kampion i vërtetë, por pas 7 viteve kjo është lufta e parë ku Klitschko ka të bëjë më një kundërshtarë të fortë moralisht, fizikisht dhe financiarisht.

Para së gjithash në këtë nivel të boksit është shumë e rëndësishme të jesh i siguruar nga pjesa financiare, sepse shumica e boksierëve të cilët kanë luftuar ndaj vëllëzërve Klitschko kanë qenë në skaje të varfërisë, për shkak të cilësisë së dobët të tyre andaj duhet theksuar se kundërshtarët e tillë më shumë janë përkushtuar për pagat që i kanë marë nga Klitschko Management Group se për një fitore ndaj tyre!

David Haye është një boksier krejt tjetër, ai është konkurent i vërtetë i vëllezërve Klitschko ai fiton nga televizioni anglez 2 herë më shumë se vëllezërit Klitschko nga televizioni gjerman, Haye është bërë milioner në kategorinë Cruiserweight 90 kg duke fituar 3 tituj të botës në këtë kategori dhe tani është njëri nga sportistët më të famshëm në botë, gjithashtu i kërkuar nga shumë Regjisor Hollywood-jan. Duelet e boksierit David Haye janë tejet spektakulare, edhe se numri i tyre është përgjysmë më i vogël se numri i dueleve të rivalit Wladimir Klitschko. Haye ka vetëm 26 duele profesioniste, 25 nga ato i ka të fituara ndërsa 23 me KnockOut.

Rreth këti dueli, për AlbanianBoxing.com është prononcuar ylli i boksit shqiptarë Haxhi Krasniqi:
"Unë besoj se të Shtunën do të shohim një luftë shumë interesante por jamë i bindur se Wladimir Klitschko do të fiton këtë duel! Raundet në të cilat David Haye është më i rrezikuari, janë raundi 3 dhe raundi 11, por Klitschko, me të cilin kam qenë disa herë në stërvitje në Austri, duhet të jetë i kujdesshëm në çdo moment sepse edhe Haye është në gjendje të rrëzon çdo kundërshtarë." thekson Haxhi Krasniqi për AlbanianBoxing.com


AlbanianBoxing.com
01/07/2011

 

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck