Friday May 18

Felix Sturm dhe Manuel Charr triumfojnë në Köln

Kampioni WBA i botës në peshat e mesme Felix Sturm ka mbrojtur titullin ndaj britanezit Matthiew Macklin, por me shumë vështirësi. Ndërsa boksieri i peshave të rënda Manuel Charr KnockOut-oj anglezin Danny Williams.


Felix Sturm (Adan Catic) luftoi të Shtunën në Köln të Gjermanisë 12 raunde ndaj kampionit të Europës Matthiew Macklin dhe hasi në vështirësi ndoshta të papritura, rivali Macklin nga Birmingham i Anglisë ishte shumë mirë i pregatitur për kampionin në fuqi dhe tregoi luftë të madhe, dueli ishte i ashpër mbi 12 raunde, në raundin e fundit kampioni Felix Sturm e solli në saje të rrëzimit sfiduesin nga Britania e Madhe por nuk arriti ta rrëzon kundërshtarin. Dy gjyqtarë të luftës e vlersuan duelin me 116:112 për Sturm, ndërsa një gjyqtarë vlersoi 115:113 kundër Felix Sturm.

Mbrëmja e boksit në LanXESS Arena ishte si gjithnjë madhështore, krahas fitores së shqiptarit Gjetan Keta arriti fitore edhe kolegu i tij nga Syria Manuel Charr i cili jeton tani 20 vite në Gjermani dhe mbron ngjyrat e shtetit Gjerman.

Manuel Charr e zhvilloi një duel shumë atraktiv ndaj anglezit Danny Williams i cili në vitin 2004 ka mposhtur legjenden Mike Tyson me KnockOut, Williams i ka kaluar ditët më të mira të tij por në mbrëmjen e së Shtunës ishte i pregatitur shumë mirë sepse me një fitore ndaj Charr do ishte ngritur serish në TOP 20-shen e botës por Charr nuk i dha shumë shpresa boksierit nga Londra të cilin e shkatërroi terësisht në raundin 7.

Manuel Charr mbetet i pamposhtur edhe në duelin e 18-të profesionist, sfida e tij e radhës mund të jetë në Shtator të këti viti dhe do të transmetohet LIVE në televizionin gjerman Sat1.

AlbanianBoxing.com
27/06/2011

 

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck