Friday May 18

19 Mars: Vitali Klitschko vs. Odlanier Solis

Ka gati 8 vite që kampioni WBC i botës në peshat e rënda Vitali Klitschko nuk ka boksuar asnjë boksier cilësor, pas duelit të tij kundër Lennox Lewis me 21.06.2003 të cilin e humbi, Vitali Klitschko deri tani nuk ka boksuar boksier të mirënjohur.

Më në fund, me 19 Mars 2011 do të ndeshet Vitali Klitschko me Odlanier Solis në një duel të domosdoshëm për kampionin Klitschko. Solis është boksieri i dytë pas Lennox Lewis i cili kishte vlera të mëdha si amator por edhe si profesionist është një kalibër i madhë. Vitali Klitschko në 2 vitet e fundit disa herë i ka ikur një dueli të mundshëm me kubanezin e rrezikshëm Solis.

Odlanier Solis e fitoi të drejtën për ta sfiduar Klitschkon me 17.12.2010 duke mposhtur amerikanin Ray Austin.

Ndryshe, Solis është 30 vjeqar, me prejardhje kubaneze, në boksin amator ka zhvilluar rreth 260 duele, 90% prej tyre i ka fituar, është bërë 3 here kampion bote dhe 1 here kampion Olympik, këto janë vlera historike ai ka debutuar në boksin profesionist si një YLL i madhë dhe që nga dueli i tij i parë (27.04.2007) është ditur se Solis edhe si profesionist do të sjell shumë hare në botën e boksit.

Mediat e pavarura gjermane (të cilat nuk sponzorizohen nga vëllezërit Klitschko) e quajn duelin Klitschko vs. Solis si duel të madhë të kategorisë së rëndë, qortojnë poashtu Vitali Klitschkon për kundërshtarët e tij të viteve të fundit të cilët ishin në përgjithësi të dobët.

Redaksia Albanian-Boxing mendon se, favorit (60/40) në këtë duel është kubanezi Odlanier Solis, boksieri Solis promotohet nga klubi gjerman Arena Box-Promotion.


AlbanianBoxing.com
12.01.2011

Foto: Arena Box-Promotion

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck