Saturday Sep 04

Felix Sturm bokson kundër Giovanni Lorenzo

Superkampioni i botës në WBA Felix Sturm për albanianboxing.com bëri të njohur kundërshtarin e tij të radhës. Sturm do të mbron titullin e tij me 4 Shtator kundër Giovanni Lorenzo nga Republika Domenikane.

Derisa mediat gjermane kërkonin emrin e kundërshtarit të kampionit Felix Sturm, atë e publikuam ne në faqën tonë të gjuhes gjermane www.goldenfights.com sepse ishim të parët që e morëm këtë lajm direkt nga kampioni Felix Sturm.

Kryeredaktori ynë Luan Dreshaj ka vizituar dje kampionin e botës Felix Sturm dhe boksierin shqiptarë Petrit Dobroshi gjatë një njesije të stërvitjeve të tyre në Köln të Gjermanisë ku mësuam se Sturm do të ndeshet me Giovanni Lorenzo, në kohë të njejtë mediat tjera kishin prezantuar për kundërshtarë amerikanin Mayorga, por e tëra ishte vetëm propagandë nga promotori Don King.

Qëllimi i asaj vizite ishte edhe krijimi i një video me dy atletët e mirënjohur Sturm dhe Dobroshi, materialin filmik do ta publikojmë sëshpejti në webfaqet tona albanianboxing.com dhe goldenfights.com

Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për redaksinë tonë dhe boksin shqiptarë në përgjithësi, kështu po prezantojmë në Gjermani me dinjitet, shtetin më të ri të botës, Kosovën, duke marë pjesë në shumë aktivitete sportive dhe duke u prezantur si medium Shqiptarë kemi arritë të fitojmë famë në vëndin me 82 milion banorë.

Gjirimet filmike janë një ekskluzivitet për internetin sepse në palesteren e sapo ndërtuar të Felix Sturm ka arritur deri sot vetëm televizioni gjerman SAT1 dhe e dyta redaksia jonë, Sturm ka ndërtuar një palestër ultra moderne ku ka investuar rreth 300.000 EUR dhe është duke u stërvitur aktualisht me të vetmin Petrit Dobroshi. Ne i pamë ata të dytë në një gjendje shumë të mirë stërvitore dhe jemi të bindur në sukseset e tyre.

AlbanianBoxing.com
27.07.2010

Sakiri Group

Partnerët





Besim Kabashi