Kampioni Evropian Nuri Seferi i bashkohet Aleancës Kuq e Zi
Boksieri profesionist shqiptarë, njëherit kampion Evropian në kategorinë "Cruiserweight" dhe Numri 5 i botës Nuri Seferi i është bashkangjitur Aleancës Kuq e Zi e cila po "lufton" për t´i bashkuar Trojet Shqiptare. "Bashkimi i Trojeve Shqiptare ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja, të cilën mund t´a realizojnë vetëm njerëz të cilët e mbrojnë idealin e tyre" u shpreh Nuri Seferi në Tiranë.
Para pak ditësh Nuri Seferi gjindej në Atëdhe për një sër aktivitesh, në Gostivar u shpall "Qytetar Nderi", në Tetovë u zgjodh sportisti më i mirë i Diasporës, kurse në Tiranë u takua personalisht me kreun e Aleancës Kuq e Zi (Kreshnik Spahiu) për të dorëzuar kërkesën e antarësimit në këtë lëvizje mbarëpopullore e cila krahas Levizjes Vetëvendosje në Kosovë e ka marë rrugën e pandalshme drejt Bashkimit të Trojeve Shqiptare.
Kërkesa për antarsim në Aleancën Kuq e Zi nga Kampioni Nuri Seferi është pranuar me shumë entuziazëm nga kreu i saj Kreshnik Spahiu dhe natyrisht se është aprovuar, Spahiu është deklaruar shumë i lumtur me mbështetjën e një sportisti me famë Evropiane siç është Nuri Seferi, sepse vlerat e tij janë shumë të mëdha, njëriu i cili lufton burrërisht në ring e di se ç´far do të thot luftosh edhe jashtë ringut për të mbrojtur idealin e vetëvetës dhe të kombit.
Për Nuri Seferin përkrahja dhe bashkimi me Aleancën Kuq e Zi ka qenë vetëm pyetje e kohës, vullnetin e tij për Bashkimin e Trojeve Shqiptare Nuri Seferi e ka shprehur gjithmonë në Media por edhe me mbrojtjen e ngjyrave Kuq e Zi në ring, Seferi ka kontribuar pa ndalë për kombin shqiptarë, 37 luftrat e tij burrërore në mbarë Evropën, në Turki por edhe në Rusi nuk do të harrohen kurrë, Seferi është kampion aktual i Europës në verzionin WBO, ai radhitët në vëndin e 5 të botës në kategorinë "Cruiserweight" dhe nëse shkon çdo gjë mirë atëherë do të lufton në këtë vitë për titullin e botës.
Sëbashku me Nuri Seferin, Aleancës Kuq e Zi i është bashkuar edhe ekipi i AlbanianBoxing.com duke shpresuar se edhe më shumë të rinjë e të reja të mendojnë Kuq e Zi dhe të veprojnë Kuq e Zi.
AlbanianBoxing.com
01.02.2012




