Blic-Lajm: Haxhi Krasniqi është ngjitur në vendin e 4 të botës në WBO
Supertalenti shqiptar Robin Haxhi Krasniqi, kampion aktual i Europës në kategorinë gjysmë të rëndë, është ngjitur në vendin e 4 të botës në ranglisten zyrtare të WBO-së të muajit Janar 2012. Kjo është pozita më e lartë që e kishte Krasniqi ndonjëherë, e cila erdhi si rezultat i mbrojtjes spektakulare të titullit Europian me 7 Janar 2012. Rruga drejt titullit të botës po bëhet gjithnjë më e shkurtër për boksierin 24 vjeçar nga Kosova Robin Krasniqi i cili jeton në Mynih të Gjermanisë nga viti 2004. Krasniqi në 39 duele, ka dalë 37 herë fitimtarë nga ringu. PHOTO by Michael Wilfling.




