Friday May 18

11 Shkurt: Sefer Seferi vs. Marko Angermann

Boksieri shqiptar Sefer "The Real Deal" Seferi me 11 Shkurt do të zhvillon duelin e parë të tij në Gjermani. Në një luftë 6 raundshe Seferi do të ndeshet në Hamburg të Gjermanisë me gjermanin Marko Angermann. Ky është kundërshtari më i mirë që e ka boksuar Seferi deri tani në karrieren profesioniste.

Duelin Seferi vs. Angermann e ka ndërmjetësuar këshilltari i Seferit, Luan Dreshaj, ky duel do të zhvillohet në një mbrëmje të klubit EC BOXING në sallen e tyre në Hamburg ku do të zhvillohen edhe 8 duele të tjera profesioniste.

Për Sefer Seferin është kjo hera e parë që lufton në Gjermani, pikërisht lufta e 15 profesioniste është me rëndësi të zhvillohet në një vënd të madhë siq është Gjermania, madje të bokson me një boksier vendas i cili ka 16 duele (8 fitore, 8 humbje) dhe është më mirë i rënditur në boxrec se që është boksieri shqiptar.

Kjo do të jetë një luftë e barabartë, mirëpo boksieri shqiptar synon natyrisht fitore dhe deshiron që brenda vitit 2012 të ngjitet lartë në ranglistat Europiane dhe eventualisht të lufton për një titull të madhë internacional.

"Nëse Seferi do e fiton këtë duel, atëherë besoj se ai do të lufton për një titull të rëndësishëm brenda vitit 2012. Tani bashkëpunojmë me dy promotor të mëdhej siç janë Islam Shaqiri dhe Erol Ceylan, prandaj besoj se kemi mundësi të organizojmë një luftë titullare për boksierin e pamposhtur Sefer Seferi" u shpreh kështu, këshilltari Luan Dreshaj.

Sefer Seferi në 14 duele është i pamposhtur, 13 herë ka shenuar fitore me KnockOut. Për mbrëmjen e 11 Shkurtit në Hamburg të Gjermanisë kan mbetur edhe pak bileta, të cilat mund ti rezervoni përmes telefonit +49 40 25 31 86 60 ose E-Mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it


AlbanianBoxing.com
21.01.2012

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck