Friday May 18

Luan Dreshaj angazhohet nga Federata e Boksit Profesionist e Kosovës si Këshilltar zyrtarë i saj

Pronari i AlbanianBoxing.com Luan Dreshaj - njëherit edhe Këshilltar personal i Kampionëve Europian Haxhi Krasniqi (WBO #6 në Botë) dhe Nuri Seferi (WBO #5 në Botë), është shpallur sot, pas një bashkëpunimi të gjatë, edhe zyrtarisht Këshilltar i Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës.

Sot në ambientet e Hotelit Grand në Prishtinë u mbajt nga Federata e Boksit Profesionist e Kosovës një konferencë për Media ku solemnisht ishte ftuar kampioni Europian në kategorinë gjysmë të rëndë Haxhi Krasniqi dhe në kuadër të këti takimi Federata e Boksit Profesionist e Kosovës e bëri publik lajmin, se para pak ditësh e kanë angazhuar edhe zyrtarisht një këshilltar i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Federata e Boksit Profesionist e Kosovës tani më është antare e plotë në EBU dhe i ka të gjitha virtytet që të bëhet një Federatë shembull, së paku në gadishullin ballkanik. Sipas Dreshaj ajo është në rrugë të mbarë dhe me nje bashkëpunim të mirëfilltë Gjermani - Kosovë mund të arrisim suksese të mëdha në këtë sport i cili padyshim është lloji i sportit më i suksesshëm shqiptarë i viteve të fundit por që e ka një ardhmëri akoma më të shëndritshme sepse janë duke dal shumë talent të ri, të cilët me liçencen e Federates të Boksit Profesionist të Kosovës do të garojnë kudo në Europë, por edhe në Botë.

Në takimin e sotëm me Media, Menaxheri i kësaj Federate Nexhmedin Zeka me shumë kënaqësi e shpalli zyrtarisht bashkpunimin me Luan Dreshaj, i cili ka afër 10 vite që kontribon për boksin profesionist shqiptarë dhe ka arritur suksese mbreslënëse me Haxhi Krasniqin dhe Nuri Seferin, suksese të tilla Zeka deshiron të sjell edhe brenda Federatës.

Boksi Profesionist në Kosovë nga dita në ditë është duke u rritur dhe duke u forcuar, ky është fakti kryesor, andaj ka qenë ky takim i një rëndësije të madhe, edhe transmetimi në të gjitha mediat televizive kosovare ishte shumë i qëlluar nga redaksitë përkatëse dhe shpresojmë që në takime të tilla të prezantohen sa më shumë boksier të suksesshëm shqiptarë dhe lajme të mira për boksin profesionist.

AlbanianBoxing.com
17.01.2012

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck