Haxhi Krasniqi nderohet nga Federata e Boksit Profesionist e Kosovës në Prishtinë
Federata e Boksit Profesionist e Kosovës kishte organizuar sot në Hotel Grand, Prishtinë, një takim me Media enkas për Kampionin WBO të Europës në kategorinë gjysmë të rëndë Haxhi Krasniqi, i cili gjindet në një vizitë të shkurtër në Atëdhe, dhe e ndëruan atë për kontributin e dhënë në ring si boksier profesionist i Kosovës.
Takimin e hapi kryetari i Federatës Bekë Zeka i cili ishte shumë i lumtur për praninë e Haxhi Krasniqit në Kosovë dhe për titullin WBO të Europës që e ka fituar djaloshi kosovar në fund të vitit 2011 dhe e mbrojti me sukses me 7 Janar 2012.
Haxhi Krasniqi ishte shumë mirënjohës për ftesën dhe mikpritjen e bërë nga Federata e Boksit Profesionist e Kosovës të cilën theksoi se do ta përkrah maksimalisht, sepse vetë rasti i tij dëshmoi nevojën e madhe për një Federatë të tillë. Haxhiu ka kaluar në Boksin Profesionist pa asnjë ndeshje amatore, raste të tilla ka rrallë, por nëse atleti i përmbush të gjitha kërkesat e Federatës, ai mund të paiset me liçencen profesioniste pa karrier amatore edhe në Kosovë, siç e ka bërë në vitin 2005 Haxhi Krasniqi në Gjermani.
Krasniqi tha se është i lumtur që është themeluar Federata e Boksit Profesionist në Kosovës u shpreh i bindur se kjo Federatë do të pasurohet me shumë talent të ri shqiptarë në vitet e ardhshme.
Kryesia e Federatës në krye me Menaxherine Nexhmedin Zeka e publikoi numrin aktual të boksierëve të liçencuar në këtë Federatë, më shumë se 30 boksier profesionist nga Kosova apo edhe nga shtete të tjera si Shqipëria e Italia janë të paisur me këtë liçencë dhe mund të garojnë me të kudo në botë.
Federata e Boksit Profesionist e Kosovës është antare e plotë e Federatës më të lashtë Europiane të Boksit Profesionist EBU (European Boxing Union) dhe së shpejti do ti ketë edhe titujt e vetë, për të cilët do të luftojnë boksierët që janë të liçencuar në këtë Federatë, qofshin ata shqiptarë apo edhe të huaj.
Supertalenti shqiptarë Haxhi Krasniqi gëzon një popullaritet jashtëzakonisht të madhë në trojet shqiptare, sidomos në Kosovë pranija e tij po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme e për Federatën e Boksit Profesionist të vëndit, Haxhiu është shembulli më i mirë që mund ta kishte Kosova.
Edhe se tani Haxhi Krasniqi nuk është i paisur me liçencën e Federatës së Kosovës, për shkak se klubi i tij gjerman (SES BOXING) bashkëpunon vetëm me Federatën e Boksit Profesionist të Gjermanisë BDB, ai tha se kjo në të ardhmën mund të ndryshon, dhe se ka dëshirë të madhe që një ditë të del kampion bote dhe të jetë i paisur me një liçenc Kosovare.
Boksierët më të njohur të cilët luftojnë me liçencën kosovare janë Shpëtim Shala (ish kampion internacional i Austrisë, i pamposhtur në ringun profesionist në 12 duele), Fatjon Murati, Orial Kolaj dhe Ilir Canolli. Shala dhe Canolli madje karrierat e tyre i dirigjojnë krejtësisht nga Kosova, sikur edhe Murati nga Shqipëria.
Pas këti takimi me Media, sonte në orët e mbrëmjes ishte kjo pika kryesore e lajmeve të sportit në çdo televizion kosovarë.
AlbanianBoxing.com
17.01.2012




